BEOGRAD - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin bilateral me kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski zhvilluan bisedime rreth marrëdhënieve dypalëshe, projektet e infrastrukturës dhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtë Beograd - Budapest përmes Shkupit në Athinë, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).
Siç u thuhet nga zyra për informim e Kryeministrit të Serbisë, Vuçiç ka propozuar formimin e ekipeve të përfaqësuesve nga Ministritë e Financave të dyja vendeve, të cilët do të punojnë rreth detajeve në lidhje me projektin e hekurudhës së shpejt.
Përveç kësaj, tema diskutimi ishin nga fusha e kulturës, tregtisë dhe bashkëpunimit në fushën e energjisë. Takimi bilateral u mbajt në kuadër të Samitit të Tretë të kryetarëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore që filloi dje në Beograd.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA