BEOGRAD, 16 dhjetor /ATSH-TANJUG/ - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe homologu i tij malazez, Milo Gjukanoviç ranë dakord sot që qeveritë që ata përfaqësojnë, të zhvillojnë mbledhje të përbashkëta duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm si edhe të formojnë në grup pune mbi projektet e përbashkëta në fushat e energjisë, infrastrukturës dhe transportit.
"Dy zyrtarët diskutuan përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve si edhe ato të projekteve të infrastrukturës", thuhet në komunikatën e rastit të qeverisë serbe.
"Bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet më të mira mes fqinjësh dhe vazhdimi i politikës së pajtimit janë mes prioriteteve të politikës serbe", theksoi kryeministri serb.
"Projektet ekzistuese si rikonstruktimi i linjës hekurudhore Beograd-Bar dhe planet për projekte të reja do të jenë mes çështjeve kryesore të samitit të Beogradit", shton komunikata./ a.jor.