Beogradi: Ahtisari është i paguar
nga separatistët shqiptarë

Beogradi: Ahtisari është i paguar<br />nga separatistët shqiptarë
BEOGRAD-  Nga kryeqyteti serb vijnë reagime të ashpra ndaj deklaratës së ish kryenegociatori për çështjen e statusit të Kosovës Marti Ahtisari, sipas të cilit Serbia nuk duhet të lejohet të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.

Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, citohet nga mediat serbe të ketë thënë se “është një kërcënim me pushkë të zbrazët. “

Sipas Koshtunicës Serbia me Kushtetutën e saj mbrohet nga mosnjohja e pavarësisë. Nga ana e tij kreu i Këshillit Nacionak Serb, Millan Ivanoviç ka thënë se me deklaratën e tij, Ahtsiari ka treguar se edhe më tej “paguhet nga separatistët shqiptarë”.

Ish kryenegociatori për statusin e Kosovës, në një intervistë për “Veçernji List” të Zagrebit duke komentuar deklaratën e preisidentit serb Tomiosllav Nikoliç se për Kosovën, sakrifikojnë BE-në, ka thënë se “nëse dëshiron Rusinë, le të shkojë atje”. “Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm”, ka thënë ndër të tjera, Marti Ahtisari.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat