Beogradi: Erdogan të kërkojë falje
e di mirë që Kosova s'është Turqi

Beogradi: Erdogan të kërkojë falje<br />e di mirë që Kosova s'është Turqi
BEOGRAD - Kryeministri serb e çuan “jo diplomatike” mesazhin e kryeministrit turk Erdogan dy ditë më parë në Prizren se “Turqia është Kosovë dhe Kosova Turqi”
 
Fjalë të tilla të thëna në Prizren, sigurisht nuk kontribuojnë në stabilitetin politik në Kosovë dhe në kthimin e besimit mes serbëve dhe shqiptarëve”- ka thënë Daçiç, citon gazeta serbe " Novosti " .

Një ditë më parë përmes një deklarate për shtyp ministria e Jashtme serbe deklaronte se “Çdokush në botë e di që fjala Kosovë është serbe dhe se është territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë kuazi shtet”
 
Nga ana e tij zv/kryeministri Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Kosova nuk është Turqi dhe kryeministri Turk duhet të kërkojë falje në mënyrë urgjente, citon RTS.
 
“Mendoj se deklarata është skandal dhe Turqia e kryeministri Erdogan duhet të kërkojnë falje në mënyrë urgjente. Kjo është një sjellje e pa pranueshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ne duhet të presim se cili është reagimi i shteteve të tjera” ka theksuar ai nga Tel Aviv. Gjithashtu ai ka shtuar se “Erdogan e di shumë mirë se “Kosova nuk është Turqi që prej luftrave ballkanike”
 
Vuçiç tha se deklarata e Erdoganit tregon qëllimin e vërtetë të disa shteteve në rajon.
“Shumë gjëra fshihen pas fjalëve, por është e nevojshme të kuptojmë se cfarë interesash fshihen pas” tha Vuçiç duke shtuar se detyra e tyre është të reagojë me racionalitet por në anën tjetër këto deklarata të dënohen”
 
Redaksia online
(Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike