Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, njoftoi se Beogradi kërkon shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me ikjen e Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.
Daçiq e cilësoi si “skandaloz” ikjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.
“Ai është pjesëtar i UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia po e kërkon në mënyrë që të përballet me gjyq”, tha Daçiq, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte arrestuar muajin e kaluar nga autoritetet maqedonase në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia.
Lajmi kryesor:
Ishte në arrest shtëpie në Shkup, arratiset ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani! Serbia e kërkon për krime lufte
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47%
-
Trump
50.3%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në SHBA, ministrja e Jashtme e Kosovës: Nuk besojmë se do ndryshojë mbështetja ndaj nesh pavarësisht fituesit
4 Nëntor, 15:39
-
Tragjedia me 14 të vdekur në Novi Sad, qindra protestues kërkojnë përgjegjësi prej autoriteteve në Beograd
3 Nëntor, 20:32
-
Beograd/ Bëri simbolin e shqiponjës, arrestohet shtetasi zvicerian, shpallet në kërkim shoku i tij
3 Nëntor, 15:17
-
FOTO/ Tifozët e Spartës së Pragës shfaqën Kosovën si Serbi në stadium, sulmuesi i tyre reagon me shqiponjën dykrenore
3 Nëntor, 14:32
-
Kosovë/ Shpërthen skuteri elektrik, përfshihet nga flakët një lokal
2 Nëntor, 22:06
-
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërcënon me burg lidershipin e BDI-së
2 Nëntor, 22:01
-
Stresi del nga paraburgimi i Pejës: Sapo dola, shihemi sonte! (VIDEO)
2 Nëntor, 17:06
-
Ahmeti: Heqja e gjuhës shqipe nga përdorimi zyrtar, fuçi baruti
2 Nëntor, 14:18
-
Serbi/ Nisin hetimet pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur
2 Nëntor, 13:20
-
Tentojnë të shesin pronën 250 mijë euro me dokumente të falsifikuar, dështon plani, 3 të arrestuar në Gjilan të Kosovës
2 Nëntor, 10:25
-
Tragjedia në Novi Sad/ Përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur! Serbia shpall 2 nëntorin ditë zie
2 Nëntor, 09:56
-
Qeveria: Draftstatuti i Asociacionit është veç një non-paper
2 Nëntor, 09:11