Beogradi këmbëngul për Haradinaj
“Kemi 30 dëshmitarë kundër tij”
Pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Colmarit të Francës për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë Qeveria e Serbisë e cila nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim.
Pas vendimit të djeshëm të gjykatës së Colmarit të Francës për lirimin me kusht të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar menjëherë Qeveria e Serbisë e cila nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim.
Në mbledhjen e sotme urgjente, ministrja e Drejtësisë në Serbi, Nela Kuburovic ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ekstradimin e Haradinajt. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase.
“Nuk heqim dorë nga ekstradimi. Hetimi tashmë përfshin edhe 30 dëshmitarë të rinj”, ka thënë Kuburovic.
Qeveria serbe u mblodh të premten në një takim emergjent pas vendimit të gjykatës së apelit në Colmar të Francës lindore për të liruar me kusht ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u ndalua në fillim të janarit në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.
Lirimi i tij me kusht nxiti reagimin e Beogradit. Presidenti serb Tomislav Nikoliç, tha se ky është rezultat i trysnisë së vendeve të Bashkimit Evropian.
Qeveria e Serbisë kërkoi këtë të premte ekstradimin e menjëhershëm të zotit Haradinaj, ndërsa u kërcënua se do të hakmerret jo vetëm ndaj Francës por edhe të gjitha vendeve tjera që injorojnë urdhër arrestet serbe.
Një ditë më parë kreu i AAK Ramush Haradinaj u liruar me kusht nga gjykata e Colmar në Francë ku ndodhej në paraburgim pas një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia e cila e akuzon për krime lufte.
Haradinaj do të pres në Francë deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.
Ndërsa Serbia i ka dërguar në gjuhën frënge drejtësisë franceze të gjithë dosjen ku kërkon ekstradimin e ish komandatit të UCK-së.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5570
Lajme të tjera
-
‘The Guardian’ shkruan për ekspozitën e Ramës në Greqi: Artisti i botës politike
23 Mars, 09:52
-
Hetimet për privatizimin e pronave ushtarake, Meçollari paraqitet sërish në SPAK (VIDEO)
23 Mars, 09:42
-
Kryefjalë për ndryshimet e mëdha estetike, Bora Zemani konfuzon ndjekësit: S’kam bërë operacione plastike
23 Mars, 09:39
-
Një raport dhe dy të vërteta
23 Mars, 09:36
-
Flamurtari shekullor, vlonjatët zgjedhin trajnerin e ri! Italiani 'zbarkon' sot në Vlorë
23 Mars, 09:33
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
Shefi i diplomacisë hungareze kërkon përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së
23 Mars, 09:27
-
Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, vihet në pranga 38-vjeçari në Himarë
23 Mars, 09:23
-
Samiti dy-ditor, lidërët e BE-së mblidhen në Bruksel! Fokusi, lufta në Ukrainë
23 Mars, 09:21
-
Rama në Londër, vizita e parë zyrtare e një Kryeministri shqiptar në Britani! Pasdite pritet takimi me Rishi Sunak, në fokus emigrantët e paligjshëm
23 Mars, 09:07
-
Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët
23 Mars, 09:05
-
Emigracioni rrit me mbi 1 milion popullsinë e Kanadasë
23 Mars, 08:58