Beogradi: Miratimi i ligjit "Për
Amnistinë", sinjal i mirë i Prishtinës

Beogradi: Miratimi i ligjit "Për<br />Amnistinë", sinjal i mirë i Prishtinës
BEOGRAD - Beogradi zyrtar e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Amnistinë në Kuvendin e Kosovës. Aleksandar Vulin, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka cilësuar si “sinjal të mirë” të Prishtinës miratimin e këtij ligji, bën të ditur "Koha Ditore" në Kosovë.
 
“Miratimi i Ligjit për Amnistinë është sinjal i mirë. Prishtina e ka kuptuar se duhet t’i përmbushë detyrimet që ka marrë përsipër”, ka thënë Vulin.
 
Sipas tij, ky ligj do të kontribuojë për “jetë më të qetë dhe më të sigurt” të serbëve në Kosovë.
 
"Ligji për Amnistinë, gjithsesi, do të kontribuojë për një jetë më të qetë, më normale dhe më të sigurt të serbëve në Kosovë, por do të kontribuojë edhe që Prishtina të kuptojë se detyrimet e saj ndaj ligjit janë mbi politikat ditore”, ka thënë ai.
 
Sipas Vulinit, procesi i miratimit të ligjit ka dëshmuar se është pala kosovare ajo që paraqet pengesa në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe jo pala serbe dhe këtë duhet ta kuptojë bashkësia ndërkombëtare.
 
E, megjithatë, ky zyrtar i qeverisë së Serbisë ka vënë një pikëpyetje për përmbajtjen e ligjit. Ai ka thënë se pret ta shohë tekstin e ligjit të miratuar para se të thotë diçka për të, pasi ka marrë informacione se teksti i ligjit të miratuar ka pësuar disa ndryshime në krahasim me tekstin e miratuar në Bruksel.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen

7 arsye pse i ndjeni këmbët e rënduara dhe si ta lehtësoni gjendjen