Parlamenti serb miratoi sot një buxhet që parashikon një rritje të deficitit si dhe masa shtrënguese që prekin rrogat në sektorin publik, me qëllim konsolidimin e financave të kësaj ish-republike jugosllave.
Qeveria propozoi një rishikim të buxhetit ku paraqitet një rënie e PBB-së me një për qind në vitin 2014 në raport me vitin 2013. Fillimisht buxheti për vitin 2014 parashikonte një rritje të PBB-së me një për qind.
Deputetët kanë miratuar masa, që do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, ku parashikohet një rënie me 10 për qind e pensioneve dhe e rrogave në sektorin publik që janë mbi 25 mijë dinar (rreth 200 euro).
Vendi pritet që për vitin 2014 të regjistrojë një deficit buxhetor rekord prej tetë për qind të PBB-së.
Serbia, një vend me 7,2 milionë banorë ku buxheti arrin në rreth tetë miliardë euro, paguan 1,7 milonë pensionistë dhe 700 mijë punonjës në sektorin publik.
Niveli i papunësisë është mbi 20 për qind ndërkohë që shumica e të punësuarve përballen me shumë vështirësi pasi rroga mesatare mujore është rreth 350 euro.
ATSH
/Shqiptarja.com