Beogradi: Ndeshja me Shqipërinë
duhet të zhvillohet pa tifozeri

Beogradi: Ndeshja me Shqipërinë<br />duhet të zhvillohet pa tifozeri
BEOGRAD – Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të serbisë ( FSS ), Zoran Lakoviç, ndeshjet midis Serbisë dhe Shqipërisë, për kualifikimin në UEFA EURO 2016, duhet të luhen pa praninë e tifozëve.
 
Lajmin e kanë dhënë mediat serbe ndërsa theksojnë dhe se kërkesa e FSS është mirëpritur nga UEFA ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit duhet të reagojë dhe të mbajë qëndrimin e saj brenda të hënës.
 
"UEFA deklaroi ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë si një ndeshje me rrezik të lartë. Nion ka konfirmuar për ne se UEFA do të dërgojë një numër të madh njerëzish për të qenë në krye të sigurisë së ndeshjes. Rekomandimi ynë është që ndeshjet në Beograd dhe Elbasan të luhen pa praninë e mbështetësve, në të njëjtin parim siç edhe ne organizuam dy ndeshjet me kroatët. Ne e bëmë këtë në bazë të rekomandimit së vetë policisë tonë, dhe UEFA ra dakord."- ka deklaruar për mediat Lakoviç duke shtuar dhe se e vetmja gjë që duhet pritur është përgjigjia nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)