Beogradi: Nuk i shuajmë strukturat paralele

Beogradi: Nuk i shuajmë strukturat paralele
Prishtina zyrtare nuk i kontrollon ende komunat me shumicë serbe që gjenden në veri të vendit, si gjysmën e Mitrovicës në veri, Leposaviçin, Zubin Potokun, Zveçanin. 

Kjo për shkakun se serbët e veriut nuk pranojnë institucionet e Kosovës dhe kanë të zgjedhurit e tyre nëpërmes zgjedhjeve lokale të Republikës së Serbisë. Pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për t'i ndaluar ato, zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë deklaruar se nuk do t’i heqin strukturat paralele në Kosovë, derisa kanë theksuar se ndarja nuk është temë për Beogradin, meqë nuk është në pëputhje me Kushtetutën e cila e përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë.

Shefi i Zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vullin, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se nuk beson se heqja e institucioneve të Serbisë në Kosovë do të jetë kusht për anëtarësimin në BE.

“Së pari pesë shtetet anëtarë të BE-së nuk e kanë pranuar Kosovën sei shtet. Dhe e dyta është e pamundur që BE të kërkojë nga shtetet që duan të bëhen anëtare, që të shkelin ligjet dhe Kushtetutën e tyre”, është shprehur Vullin, transmeton rel.

Ai ka thënë se realiteti në terren është i tillë, sa që “derisa ka serbë në Kosovë, ajo nuk mund të jetë shtet i pavarur”. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është zëvendësim i Ministrisë për Kosovë, që ekzistonte deri në këtë mandat.

Ndryshe, heqja e struktuarve paralele serbe të sigurisë dhe të fushave tjera është kërkesë e vazhdueshme që i bëhet Serbisë nga qendrat perëndimore.

Edhe kuvendi i Serbisë, sipas kyetarit i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç është duke e hartuar një plan për Kosovën dhe sipas tij është me rëndësi që të arrihet konsensus sa më i madh partiak. 

"Mendoj se është qëllim edhe i presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç që të arrijë konsensus të madh, në skenën politike dhe atë publike”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën “Jedinstvo”.

Stefanoviç nuk tregon detajet, por thotë që “plani është duke u përpiluar dhe platforma s’është arritur dhe se ajo është në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe rezolutën 1244 ku Kosova konsiderohet si pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë, trashëgimtare e së cilës është Serbia.

/rg/shqiptarja.com/ 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…

Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…