Beogradi përmes amerikanëve
pretendon gjysmën e Trepçës
Një marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik ndërmjet Kombinatit Minerar Metalurgjik “Trepça” dhe kompanisë amerikane, "New Generation Power" (NGP) do të mund të konkretizohet deri në fund të këtij viti.
PRISHTINË - Një marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik ndërmjet Kombinatit Minerar Metalurgjik “Trepça”, siç vazhdon ta quajë Beogradi këtë vigan të Kosovës dhe kompanisë amerikane, "New Generation Power" (NGP) do të mund të konkretizohet deri në fund të këtij viti, shkruan sot e përditshmja serbe “Novosti”, duke cituar ministrin e Minierave e të Planit Hapësinor, prof.dr. Millan Baçeviç. Sipas tij, propozimi mbi partneritetin strategjik është gati, kanë mbetur vetëm që të dy palët të harmonizojnë formën përfundimtare të atij dokumenti. “Me ditën e nënshkrimit të asaj kontrate arrihen të gjitha kushtet për realizimin e investimeve të kompanisë amerikane në “Trepçë”, citon gazeta Baçeviçin.
“Plani parasheh hapjen e minierave të reja, ku rezultatet e kërkimeve gjeologjike tregojnë se kjo është me leverdi, pastaj të zgjerohet dhe të rritet vëllimi i prodhimit në minierat ekzistuese, që ndodhen në përbërje të “Trepçës” veriore, siç e quan kjo gazetë këtë pjesë të këtij kompleksi minberal dhe këto janë: “Bello Berdo” dhe “Cërnci”. Do të instalohen pajisje të reja për eksplatimin e mineralit dhe do të krijohen kushte financiare për ndërtimin e shkritores së re në Zveçan. Po ashtu me plan parashihet edhe ndërtimi i një termocentrali, që do të prodhonte energji për të gjitha komunat në pjesën veriore të Kosovës, me një fuqi rreth 50 megavatësh.
Raportet e propozuara pronësore ndërmjet “Trepçës” dhe kompanisë amerikane, sipas ministrit serb do të jenë 51 për qind për palën serbe dhe 49 për qind për NGP. Kontrata do të nënshkruhet pavarësisht se Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dalë në opinion me plane të vetat për kombinatin, shkruan “Novosti”.
“I kemi bërë pyetje Agjencisë Kosovare se në bazë të cilit akt juridik ose dokumenti ata pretendojnë të drejtën në pjesën veriore të “Trepçës”, aq më parë kur “Trepça” veriore është e regjistruar dhe ndodhet në pjesën serbe të Agjencisë së Resurseve Ekonomike (APR) me një strukturë të përcaktuar dhe të përkufizuar shumë qartë, që i është prezantuar edhe kompanisë amerikane”, citon gazeta ministrin serb Baçeviç.
“Trepça” veriore është qind për qind serbe. Me ardhjen e kapitalit amerikan në “Trepçë, krijohen kushte për hapjen dhe të minierave të mbyllura në Kosovë, që të aktivizohen ndërmarrjet e shuara dhe që qytetarët e pjesës veriore e jugore të Mitrovicës të llogarisin në punësinë e humbur nga pakujdesia dhe indiferenca e pushtetit të vet, citon gazeta ministrin e Serbisë të ketë folur për pretendimet e fqinjit verilindor ndaj tokave të Kosovës.
Marrë nga "Koha Ditore"Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4246
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15