Baronesha Ashton ka shprehur keqardhje në lidhje me refuzimin e Beogradit për marrëveshjen me Kosovën.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton i bën thirrje qeverisë serbe që të bëjë edhe një përpjekje të fundit për të arritur marrëveshjen, në statusin edhe të ndërmjetësueses së takimeve në Bruksel mes Thaçit e Daçiç.
Bisedimet mes kryeministri serb Ivica Daçiç dhe të Kosovës Hashim Thaçi edhe pse zhvilluan ditë më parë raundin e 9 të takimeve në kuadër të dialogut mes dy vendeve, duket se nuk kanë shërbyer për të qetësuar mosmarrëveshjet mes tyre.
Si ndërmjetësuese e këtyre takimeve, së fundi Baronesha Ashton pati deklaruar se “të gjitha elementet për një marrëveshje mbi veriun e Kosovës janë në tavolinë dhe se arritja e saj nuk i takon Bashkimit Evropian ta imponojë atë”.
“Unë besoj në një të ardhme të ndritur për Serbinë dhe Kosovën dhe e di se, sado i vështirë të ketë qenë ky sukses, ai ka hapur mundësisë për qytetarët – veçanërisht në veriun e Kosovës – të kenë një jetë më të mirë”, është shprehur Ashton.
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, ka deklaruar se në ditët e ardhshme pritet të zhvillojë diskutime brenda BE-së, në mbështetje të një hapi të vërtetë përpara për Serbinë dhe Kosovën drejt së ardhmes së tyre evropiane.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com