ITALI - Beppe Grillo është shprehur se nuk do të japë besimin e tij Partisë Demokratike. Lideri i Lëvizjes 5 Yje ka sulmuar ashpër sekretarin e PD-se, Pier Luig Bersani, pasi ky i fundit është shprehur i gatshëm për bashkëpunim në Parlament. Grillo e quajti një i vdekur që flet dhe që duhet të japë dorëheqjen.
Brenda vitit unë pres zgjedhje të reja është shprehur ai në një intervsitë për BBC-në. Grillo ka shpjeguar skenarin e politikës italiane duke thënë, se nuk është dakort bisedimeve me Bersanin.
Por në blogun e Beppe Grillo zgjedhësit e tij kanë shkruar, se ai duhet të reflektojë mbi vendimin e tij kundra Bersanit dhe e ftojnë të jetë më pragmatik, duke evituar kështu që të mos humbë rastin për të dhënë votëbesimin e tij vetëm në disa pika të programit të tyre si shkurtimi i shpenzimeve qeveritare konfliktin e interesave dhe të ardhurat e nënshtetësisë.
Koalicioni i së majtës, i udhëhequr nga Bersani ka shumicën e nevojshme për të kaluar qeverinë në Dhomën e Deputetëve, por i mungon një gjë e tillë në Senat dhe meqënëse koalicioni më i mundshëm ishte ai me Mario Monti, por edhe me forcën politike të këtij të fundit nuk sigurohet numri i nevojshëm në Senat. Kështu aternativa mbetet lëvizja e komedianit, Beppe Grillo.
Por Grillo ka theksuar, se në këtë moment nuk do të votëbesojë askënd, qoftë nga qendra e majtë apo e djathtë.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com