Beqaj: 2017-a sistem shëndetësor
falas, s'ka shtrenjtim të barnave

Beqaj: 2017-a sistem shëndetësor<br />falas, s'ka shtrenjtim të barnave
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i ftuar sot në emisionin Tetë a Tetë, tha se sistemi i shërbimit shëndetësor falas, do të fillojë në janar të vitit 2017. Beqaj tha se përgjatë këtyre viteve do të bëhet i mundur konceptimi i këtij sistemi, për t’u zbatuar më 2017.
 
Gjatë fjalës së tij Beqaj u ndal kryesisht tek shërbimi i barnave dhe materialeve mjekësore, ku siguroi qytetarët se nuk ka shtrenjtime të barnave, por përkundrazi theksoi ai, ka shtesa të numrit të barnave.
 
Ministri Beqaj foli edhe për ligjin e ri të barnave, të cilin e vlerësoi si shumë të rëndësishëm dhe në përputhje me legjislacionin e BE.
 
Sa i përket rimbursimit të baranve, ministri tha se fondi rimburosn në vlerën 100% alteranativën e barit më çmim më të lirë, ndërsa garantoi qytetarët për cilësinë e barnave në tregun farmaceutik, duke shtuar se të gjitha barnat qoftë të regjistruar ose jo, janë po ato barna që përdorin edhe vende të perëndimit. 

Më poshtë intervista e plotë e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj për gazetarin Artur Nura në emisionin 'Tetë a Tetë':
 
Zoti Beqaj sot do merremi me farmaceutikën. Ju me ardhjen në zyrën e ministrit me çfarë strategjie keni bashkëpunuar për ta rregulluar këtë treg?
 
Nevoja për të rregulluar funksionimin e shërbimit farmaceutik që është edhe treg, është një nga 5 drejtimett kryesore të punës në programin tonë qeverisës. Specifikisht këtu siç e kishim në programin tonë qeverisës, ne në radhë të parë kemi marrë angazhimin, që çmimi i barnave të mos kalojë çmimin e vendeve ku prodhohen e ku vijnë, pa dëmtuar cilësinë dhe sigurinë e barnave, si dhe të jenë të përballueshëm për qytetarët qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë, qoftë si taksapagues. Ne filluam shepjt punën për hartimin e një legjislacioni të ri në fushën e barnave dhe materialeve mjekësore, duke qenë se një legjislacion i tillë ishte bërë në vitin 2004, dhe se gjatë këtyre viteve kishte pasur më shumë zhvillime në vend, por edhe në botë, nevojë ër të bërë më të qartë ndarjen midis barnave dhe materialeve mjekësore, nevojën për të rikonceptuar agjensinë që do të merrej me administrimin e tregtimit të barnave si dhe 2 drejtime të rëndësishme, që do të ishin sistemi i gjurmimit të barnave në Shqipëri, si dhe orientimi drejt përdorimit të recetës elektronike. Pjesë e reformës tonë ishte edhe angazhimi ynë për të përjashtuar barnat nga tatimi mbi vlerën e shtuar që ishte 10%, i vendosur në shkurt 2010.
 
Receta elektronike, që parimisht kur i futesh sistemit dixhital lë gjurmë, pra dhe hapësirat për abuzim janë më të vogla. Si do funksionojë?
 
Ne duam fillimisht që në shtator të fillojë zbatimi i këtij projekti pilot në një territor të caktuar. Kemi përzgjedhur Durrësin sepse gjykojmë që aty është 1/10 e tregut farmaceutik të Shqipërisë. Sigurisht në një pilotim, në një 10% të vendit të shtrihet në të gjithë vendin. Do të fillojmë të punojmë në shtator me një financim nga një program italian i konvertimit të borxhit dhe më tej me një vlerësim të projektit rreth 5 milionë euro, e kemi buxhetuar me buxhetin e brendshëm tonin, në buxhetin afatmesëm 2015-2017, në mënyrë që brenda këtij mandati qeverisës të mynd të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
 
Shteti është shumëfunksional, nuk funksionon drejpërsësrejti Pacienti e blen ilaçin duhet rimbursuar, kështu që i kthehemi sistemit të sigurimit shëndetësor, të cilin ju keni filluar një reformë për të realizuar. Çfarë synoni të ndryshoni?
 
Barnat në Shqipëri janë mallra specifike që fuknsionojnë në një regjim të rregulluar çmimi. Pra çmimi i barit nuk vendoset në mënyrë të drejtpërdrejt nga transaksioni nga kërkesa te oferta. Çmimi i barit negoçiohet nga shteti shqiptar me kompanitë e prodhimit të barnave. Procesi zakonisht ndodh në fundin e vtiti për vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se bari përcaktohet se me çfarë çmimi do të vijë në Shqipëri ose do të prodhohet nga kompanitë që kemi ne në vend. Pastaj po qeveria përcakton marzhet e tregtimit të barnave. Specifikisht për barnat spitalor ka disa marzhe të caktuar tregtimi sepse atu nga importimi apo nga fabrika kemi një distributor dhe direkt nevojat spitalore. Barnat në Shqipëri vijnë përmes spitaleve, skemës së rimbursimit ose qytetari i blen drejtpërdrejt. Natyrisht që programi më me interes është ai i rimbursimit të barnave që këtë vit kap një vlerë prej 87 milionë dollarë. Është po aq sa vitin e kaluar por duhet pasur parasysh se heqja e tvsh ka bërë që fondit të rimbursimit t’i kalojë edhe një shumë prej 7-8% më shumë e fondit të caktuar për rimbursimin. Ne specifikish këtë vit kemi në internet listën e barnave të rimbursueshme ku çdokush mund të shohë se kush barna rimbursohen nga fondi. Dua të sqaroj diçka, për qytetarët. Me futjen e listës së re shumë njerëz thanë që shumë njerëz i merrnim ilaçet pa para dhe sot duhet të paguajmë. Kjo ndodhi në disa raste sepse u futën më shumë alternativa të reja dhe fondi merr përsipër rimbursimin 100% të alternativës më të lirë. Nëse qytetari zgjedh një tjetër bar, atëherë ai ka zgjedhur të bashkëpaguajë.
 
Deri më tani po i referohemi marrëdhënies me pacientin nëpërmjet sistemit farmaceutik, por një nga thembrat e akilit të politikave shëndetësore ka qenë problematika e farmaceutikës në spitalet publike. Si keni menduar ta zgjidhin problematikën e abuzimit në spitalet publike?
 
Ne së pari në fokus kemi garantimin e furnizimit e spitaleve me barnat. Është një përpjekje që ka çaluar. Kjo ka të bëjë edhe me prokurimin e barnave. Nuk dua të shfajësohem, por ka vështirësi. Ajo që vihet re edge këtë vit është që shumë operatorë ekonomikë janë të interesuar kur bëhet fjalë për volume të mëdha, dhe janë të painteresuar kur bëhet fjalë për volume të vogla dhe shpesh herë edhe pse ka barna të regjistruara në Shqipëri shprehin mosinteres për të furnizuar spitalet me barna. Në dy mënyra po punojmë, njëra të mund të bëjmë një prokurim të tillë që të furnizojë në vijimësi deri në fund të vitit, të ketë hapësirë me ata fonde të cilët ne besojmë që po arrijmë t’i kursejmë duke prokuruar më lirë të njëjtat barna që të mund të blejmë barna edhe në fund të vitit. Kjo nuk e prek cilësinë e barit sepse barnat vijnë nga i njëjti territor që e ka parashikuar ligji. Nëse ka barna që janë të paregjistruara në Shqipëri, por përdoren në BE, në Kanada, SHBA, Japoni, nuk cënohet siguria e barit.
 
A është ky një tejkalim i ligjit tradicional, pra që kishte një procedurë të caktuar dhe sillte një filtër cilësor, që është edhe shqetësimi i opozitës?
 
Në radhë të parë, barnat e paregjistruar janë importuar dhe përdorur në spitale në vijimësi. Edhe këtë vit që në momentin që është hartuar lista e barnave spitalorë, ka barna të paregjistruar. Ata që janë përpjekur të çorientojnë opinionin publik dhe më tej në mënyrë të panevojshme opozita që mendoi të krijojë një kauzë të opozitës,  ëhtë fakti që barnat e paregjistruar janë importuar në vijimësi.
 
Sa përqind është kjo e barnave në total, pra e atyre të regjistruar dhe atyre të paregjistruar?
 
Ka dy momente për të cilat duhet të bëjmë vlerësimin. Mund të jetë vlerësimi në numër barnash, apo në fondin që këto të paregjistruar përbëjnë në fondin vjetor. Këtë vit rreth 70 barna të paregjistruar, që janë kërkuar nga shërbimet. Vjet ka pasur më pak por vetë lista e barnave këtë vit është shtuar me 198. Në zgjerimin e listës ka pasur barna të regjistruar dhe të paregjistruar, por barnat e pregjistruar të cilat vijnë në mënyrë normale, dhe përtej momentit kur ministri i shëmndetësisë në përputhje që i jep ligji jep autorizim për import, në qendrën kombëtare të kontrollit të barnave vihen në lëvizje mekanizmat, që monitorojnë çdo proces importimi bari.
 
Ju keni urdhëruar çregjitrimin e barnave dhe një procedurë të regjistrimit të mjeteve mjekësore..
 

Së pari nuk e kam urdhëruar një diçka të tillë. Ajo çfarë duma të bëjmë në përputhje me strukturat evropiane, po fillojmë procesin e materialeve shëndetësore në Shqipëri. Pra, ne filluam procesin e  përmirësimit të ligjit ekzistues të barnave. Në procesin e përmirësimit vumë re se prekej shumica dërrmuese e ligjit, që do të thotë vendosëm të kemi një ligj të ri barnash në përputhje me direktivat evropiane. Dhe kur vetë direktiva evropiane, ka tjetër direktivë për barnat dhe tjetër për materialet mjekësore, gjykuam se duhet të jenë dy ligje të ndryshëm, edhe pse tregtimi edhe i barnave edhe i materialeve mjekësore do të administrohet nga Agjensia Kombëtare e barnave dhe materialeve mjekësore që do të ngrihet. Nuk ka proces kundërshtimi nga ana formale por procesi i regjistrimit të materialeve shëndetësore do të jetë një proces shumë më i thjeshtë se sa procesi i regjistrimit të barnave që është një proces shumë më i ndërlikuar.
 
Ju bëni konsulta me profesoratin mjekësor në raport me barnat që i ofroni, pavarësisht rritjes së tyre? Ka dhe një shqetësim tjetër për publikun, a janë futur barna me çmime të shtrenjta duke zëvendësuar barna me çmime të lira?
 
Dua siguroj se nuk ka shtrenjtim të barnave.
 
Jo shtrenjtim por zëvendësim të barit me çmim të lirë me një më të shtrenjtë?
 
Unë këtë nuk e kam konstatuar si shqetësim të sinqertë nga askush. Edhe një herë dua të siguroj se barnat në Shqipëri kanë një proces të konsoliduar, dhe nuk cënojnë shëndetin e qytetarit. Nuk ka zëvendësime, ka shtesa të barnave. Listën e rimbursimit e kanë hartuar shefat e shërbimeve. Këtë nuk e harton ministri, por shërbimet sigurisht në përputhjem me tavanet buxhetore dhe me mundësitë financiare bëjmë ballafaqimin e barnave në funksion të prioriteteve që kemi në program. Sigurisht që cdo profesionist do të donte të punonte me fjalën më të fundit të shkencës. Për të bashkëpunuar me mjëkët është ngritur një grup këshillimor, dhe në procese të ndryshme, si procesi i hartimit të ndryshimit të ligjeve të arsimit me efket vetëm QSUT dhe Fakultetin e Mjekësisë,  u jam drejtuar profesorëve për të parë mundësi për të koncesionuar të gjithë shërbimin.
 
Ju së fundmi po zhvilloni një tender të aparaturave mjekësre. Ju keni prioritet ndaj biznesit vendas, apo rëndësi ka çmimi dhe cilësia?
 
Së pari qëllimi kryesor është që me mjetet financiare në dizpozicion të mund të arrijmë rezultatet më të mira. Së dyti në proceset e përafrimit me BE, por edhe nga detyrimet që burojnë, mbyllja edhe sikur të dua unë, nuk ma lejon ministri i ekonomisë. Prioritetet janë në këtë drejtim, hapja e ekonomisë. Nëse do të flasim për shëndetësinë do të thoja se ka ndryshime mes qeverisë sonë dhe asaj së kaluar, si vendosja e taksës progresive, elementë me heqjen e taksës së sëmundjes. Ne edhe po të duam nuk mund ta mbyllim ekonominë shqiptare. Unë nuk besoj se nga mbyllja mund të mbështetet biznesi vendas. Qëllimi kryesor është që pajisjet biomjekësore në Shqipëri të punojnë në vijimësi.  
 
Ju në fushatën elektorale ju kishit si stretegji atë të  shërbimit shëndetësor falas. Kur do të instalohet kjo strategji?
 
Vitit 2015 do të jetë viti i konceptimit të reformës, dhe në 2016 i krijimit të saj dhe në 2017 zbatimi i reformës së shërbimit shëndetësor falas.

(Intervista e plotë)
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024