Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë një panoramë të punës së tij në krye të dikasterit të shëndetësisë.
Ai ka krahasuar ecurinë e punës që është bërë dhe ka shtuar se shifrat dhe faktet nuk mund të shtrembërohen nga deklarata boshe.

Po ashtu, ai ka shtuar se sistemi shëndetësor në vend ka pësuar ndryshime rrënjësore.

Ja statusi i tij në facebook
Tridhjetë e gjashtë slides për 36 muaj, për të krahasuar ecurinë e punës që kemi bërë me marrjen e detyrës, pikërisht 36 muaj më parë. 
#36muajMSH - Si ishte 36 muaj më parë, dhe si është sot sistemi i kujdesit shëndetësor. 
Gjithësecili prej nesh mund të ketë mendimin e vet personal për punën që kemi bërë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor që shqiptarët meritojnë të kenë.
Por, numrat flasin qartë! Shifrat nuk mund të gënjejnë!
Ato tregojnë qartësisht se në çfarë gjendje të mjeruar e gjetëm sistemin shëndetësor kur erdhëm në detyrë, dhe çfarë ndryshimesh rrënjësore kemi mundur të realizojnë në kaq pak kohë. 
Me shifra, jo llogje!
Sigurisht, që jemi të vetëdijshëm se​ ka ende shumë për të bërë! Duhet punuar më shumë, dhe do të punojnë më shumë! 
Por unë mendoj se është e drejtë që të gjithë të krijojnë një ide të qartë për realitetin në shëndetësi, duke filluar nga realiteti i fakteve, realiteti i numerave!
#Rilindje🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)