Beqaj: 5 milonë euro për Spitalin
e Traumës dhe 5 për poliklinikat

Beqaj: 5 milonë euro për Spitalin<br />e Traumës dhe 5 për poliklinikat
TIRANE- Falë një financimi të qeverisë italiane, në vendin tonë do zbatohet dy programe për shëndetësinë, ku do të investohen 10 milionë euro. Gjysma e kësaj shume do të shkojë për fuqizimin e Spitalit të Traumës dhe gjysma tjetër për fuqizimin e poliklinikave në disa qytete. Zbatimin e këtyre projekteve e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. “

Aktualisht me financim të Qeverisë Italiane, nëpërmjet Agjencisë së tyre për Bashkëpunim, ne kemi në zbatim e sipër dy programe të mëdha: 5 milionë euro për fuqizimin e poliklinikave në Shqipëri, pra të Shërbimit Parësor në Tiranë, Korçë, Gjirokastër dhe Dibër si dhe, 5 milionë euro të tjera për fuqizimin e Qendrës Kombëtare të Traumës”, - u shpreh Ministri Beqaj në konferencën "Financimin spitalor sipas modelit: Grupimi i shpenzimeve sipas diagnozave DRG - Debat orientues".

Sipas tij janëedhe dy programe të tjera që financohen nga ky projekt që është ai: “Jo Kancer”, por edhe një projekt i filluar së fundmi, për të cilin, bashkë me Rajonin e Toskanës në Itali, po punohet për të fuqizuar urgjancat mjekësore të pesë spitaleve bregdetare. “Edhe pse sot(dje) këtu nuk ka drejtpërdrejt përfaqësuesë të Shtetit Italian apo të Ambasadës Italiane, falenderoj për financimin që shëndetësa shqiptare ka marrë dhe vazhdon të marrë nga Qeveria Italiane”, - theksoi Ministri i Shëndetësisë në fjalën e tij.

Modeli amerikan
Beqaj tha se do të ndërtohet Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i cili do të jetë paguesi i vetëm, ndërsa u shpreh se qeveria shqiptare i referohet modelit amerikan për shëndetësin. “Do të ndërtojmë Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, i cili do të jetë paguesi i vetëm”. Pra, modeli që ne kemi propozuar është “Single Payer” (pagues i vetëm). Synojmë që të kalojmë nga pagesa e shërbimeve sipas kostove në zbatimin e algoritmeve klinike (clinical pathways), dhe më pas, në vendosjen e DRG-ve. Kjo që sapo thashë, është e cituar nga Programi i Qeverisë Shqiptare. Pra, në Programin e Qeverisë, ne jemi angazhuar për të kaluar tek kjo mënyrë e financimit të spitaleve”, - përmendi Beqaj.

Barnat
Ministri përmendi edhe njëherë se çmimet e barnave në vendin tonë janë ulur. “Por, dua të shpjegoj pak se çfarë ndodhi në Shqipëri kur shpenzonim 5.9% për shëndetësinë dhe sot shpenzojmë 5.3%. A ranë shpenzimet? Jo. Në kuptimin nuk ranë ndaj kujdesit, por paratë e shpenzuara kanë rënë. Pse? Sepse në këto dy vjet, ne kemi ulur në mënyrë drastike shpenzimet e shqiptarëve për barnat”, - u u shpreh ministri Ilir Beqaj para drejtuesve të spitaleve në vend.

Mamografia falas në rrethe, ja datat sipas qyteteve
Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar data se kur do të kryhet mamografia falas për gratë në disa qytete. Sherbimi ofrohet falas nga Instituti i shendetit publik në bashkepunim me drejtoritë rajonale të shëndetit publik. Ekzaminimin mund ta kryejnë gratë e interesuara në moshën mbi 50 vjeç ose ato të moshës 40-50 vjeç që konsiderohen me risk mre tre lartre. Datat e mamografisë falas do të jenë: Kuçovë 11/01/16 deri 15/01/16. Ballsh 11/01/16 deri 15/01/16. Ura Vajgurore 18/01/16 deri 22/01/16. Patos 18/01/16 deri 18/01/16. Poliçan 25/01/16 deri 05/02/16. Selenicë 25/01/16 deri 05/02/16 Orari i shërbimit do jetë  nga ora 8 00-14 00 nga e hëna deri tre premten. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë