Beqaj: 500 mln lekë investime, për 3
muaj mjekimet në mjedis të vogël

Beqaj: 500 mln lekë investime, për 3<br />muaj mjekimet në mjedis të vogël
Qytetarët e Shkodrës për një periudhë 3-4 mujore, deri në fillim të muajit mars do bëjmë një shërbim në një mjedis më të shtrënguar pasi mjediset e spitalit rajonal i Shkodrës po rikonstruktohen.
 
Në fillim të vitit të ardhshëm, spitali do të ketë gati një sallë tërësisht moderne të shërbimit të Reanimacionit. Kështu ka deklaruar ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj teksa ndoqi nga afër ecurinë e punimeve.
 
Për rikonstruksionin e spitalit si dhe furnizimin me pajisjet mjekësore do të investohen 500 milionë lekë.
 
Kreu i Shëndetësisë theksoi se falë këtij investimi, spitali rajonal i Shkodrës do mund t'i përgjigjet më mirë fluksit të pacientëve që do t’i vijë nga Kirurgjia e Përgjithshme, Ortopedia, por edhe rastet e ndryshme të traumave.
 
“Është një ndërhyrje e rëndësishme në Reanimacionin Qendror të spitalit rajonal të Shkodrës. Praktikisht Shkodra është një qark i madh, me popullsi të madhe, me epidemologji nga më të ndryshmet. Nga anagazhimet që ka dhe kontraktori që zbaton punimet ne besojmë se në muajin mars ky shërbim do të jetë funksional për pacientët e Shkodrës”, u shpreh ministri.
 
 Ministria e Shëndetësisë njofton se deri më tani janë investuar  5 milionë dollarë kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit