Beqaj: 6 javë afat inspektorëve që
s'marrin masa për ligjin antiduhan‏

Beqaj: 6 javë afat inspektorëve që<br />s'marrin masa për ligjin antiduhan‏
Inspektorët e tre qarqeve në vend duhet të marrim masa të menjëhershme sa i përket zbatimit të ligjit “Për mbrotjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, në të kundërt, ndaj tyre do të ketë penalitete. Kjo ka qenë deklarata e berë sot nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë analizës vjetore të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
 
Ndërsa ka përmendur arritjet e kryera nga trupa inspektuese në zbatimin e këtij ligji, ministri Beqaj u ka kërkuar inspektorëve të Shkodrës, Lezhës dhe Beratit që deri në 31 mars në këto qarqe të ndalohet duhanpirja në mjedise publike.

Nëse zbatimi i kontrolit të duhanit është më i miri në Tiranë, nuk është vetëm se brenda Unazës ligji zbatohet më mirë, por se gjysma e gjobave ishin vënë në Tiranë, në raportin rreth 290 me 140. Pra, ja që zbatimi i ligjit ka edhe këtë pjesë! Nuk është qëllimi jonë që të vendosim gjoba. Por, ama, nuk mund të them të njëjtën gjë në qarqe të tjera. Dhe, minimalisht, unë jam i pakënaqur nga zbatimi i këtij ligji në tre qarqe, në Shkodër, në Lezhë dhe Gjirokastër. Drejtuesit por edhe trupat inspektuese të këtyre 3 qarqeve kanë afat deri më 31 mars. Në qoftë se në 6 javët që kanë mbetur nuk bëjnë ndryshim radikal të zbatimit të ligjit, nga inspektori e tek e gjithë trupa inspektuese, me status apo pa status, me shërbim apo pa shërbim civil, puna jonë ballafaqohet tek qytetarët,” ka pohuar Ministri.
 
Nga ana tjetër ai ka kërkuar bashkëpunimin e deputetëve të Komisionit të Kuvendit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, pasi në muajt e ardhshëm, do të ketë sërish ndërhyrje në ligjin “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, për vetë faktin se disa prej subjekteve edhe pse janë gjobitur 5-6 herë dhe kanë paguar gjobat, sërisht lejojnë klientët e tyre të konsumojnë duhan.

Një falënderim edhe për deputetët e Komisionit të Shëndetësisë për ndihëm e veçantë që na dhanë kur miratuam në 2014 ligjin, dhe duke u thënë atyre se e kemi përsëri të nevojshmë të rikthehemi në Kuvend për të përmirësuar ligjn, sepse realisht, kemi disa subjekte të cilat, edhe pse në mes të Tiranës, kanë marrë 5-6 gjoba i kanë paguar ato. Me sa duket, përfitimet që kanë nga shkelja e ligjit janë më të mëdha se sa një gjobë 3 milionëshe që ne u vendosim. Ndoshta, në këtë pjesë na duhet të rikthehemi, pasi të kemi gjetur edhe një model të saktë ligjor por ne po mendojmë që të kërkojmë një lloj inkrementaliteti në gjobvënien e përsëritur. Ende po shohim modele të vendeve të ndryshme, por sigurisht, do të na duhet edhe mbështetja juaj në Komisionin e Shëndetësisë” ka pohuar ministri Beqaj.
 
Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm inspektorët e ISHSH-së do të jenë më të kontrollueshëm dhe gjurmueshëm në mënyrë që edhe puna e tyre në terren të jetë e matshme. Nga ana tjetër, kreu i shëndetësisë u ka kërkuar inskektorëve të zbatojnë ligjin por edhe të bashkëpunojnë me institucionet e tjera në mënyrë që shëndeti i qytetarëve shqiptarë të jetë i sigurtë.
 
Kurse kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Dr. Eltar Deda, ka pohuar se vetëm gjatë vitit të parë të punës janë kryer mbi 27.550 inspektime në të gjithë vendin, që kanë të bëjnë me inspektimet spitalore, inspektimet ambulatore dhe isnpektimet higjeno-sanitare.

Për herë të parë këtë vit janë kryer inspektimë në laboratore dhe kabinete dentare. Në një pjesë prej tyre janë vënë re mungesë të drejtuesit teknik, mungesë së lejës së profesionit, mangësi në përpuimin e mbetjeve spitalore. Tashmë këto problematika janë ezauruar” ka pohuar Deda.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)