Beqaj:840 mln l për rikonstruksionin
e Qendrës Shëndetësore në Kamëz

Beqaj:840 mln l për rikonstruksionin<br />e Qendrës Shëndetësore në Kamëz
Banorët e Bashkisë së Kamzës do të përfitojnë shërbimin shëndetësor pranë Qendrës Shëndetësore nga muaji maj i vitit të ardhshëm. Prej disa muajsh, në këtë Bashki kanë nisur punimet për rikonstruksionin dhe zgjerimin e Qendrës Shëndetësore.
 
Rreth 640 milionë lekë është fondi për rikonstruksionin e godinës ndërsa 200 milionë lekë të tjera do të shkojnë për pajisjet mjekësore dhe mobilimin, në mënyrë që 77 mjekë dhe infermierë të kësaj Qendre t’ju ofrojnë pacientëve një shërbim më të mirë të kujdesit shëndetësor.
 
Gjatë inspektimit të punimeve pranë kësaj qendre, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u shpreh se me buxhetin që u miratua të Enjten, alokohen dhe 200 milionë lekët të tjera për pajisjet mjekësore dhe mobilimin e kësaj qendre.

Prej disa muajsh, në Bashkinë e Kamzës ka filluar rikonstruksioni dhe zgjerimi i Qendrës Shëndetësore. Është një njësi ku ka goxha popullsi, për pasojë, ka dhe nevoja për kujdes shëndetësor. Bashkia e Kamzës ka rreth 90 mijë banorë, përveç Qendrës së Specialiteteve në Paskuqan që ka filluar nga puna gjatë vitit, po punojmë me një investim rreth 640 milionë lekë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për të vendosur në kushte normale edhe këtë Qendër Shëndetësore. Janë rreth 840 milionë lekë që po investohen nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve dhe nga Buxheti i Shtetit për të përmirësuar shërbimin shëndetësor në Kamëz”, u shpreh Beqaj.
 
Kjo qendër do të fillojë punën dhe do të ofrojë shërbimin për banorët e Kamëz në muajin maj. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit