Beqaj: Autoambulancat jo në spital 
por do stacionohen nëpër qytet

Beqaj: Autoambulancat jo në spital <br />por do stacionohen nëpër qytet
Duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm, autoambulancat nuk do të rrinë të stacionuara në ambjentet e spitaleve, por do të qëndrojnë në disa zona të caktuara të cilat do të përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë. Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, gjatë prezantimit të sistemit të ri të shërbimit të urgjencës.

Një gjë e tillë sipas Beqajt do të bëhet për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, të cilët në jo pak raste ankohen për vonesat e autoambulancave në raste urgjencash.

Beqaj po ashtu tha se përveç rritjes së cilësisë së shërbimit, do të shtohet numri i flotës së autoambulancave dhe skuadrat e shërbimit.

“Deri tani kemi patur pak skuadra. Duam të shtojmë gjatë vitit të ardhshëm numrin e tyre. Në buxhetin e miratua janë 430 milionë lekë të reja që do të përdoren për më shumë personel mjekësor, barna, autoambulanca dhe natyrisht edhe shpenzime. Do përpiqemi që për një autoambulancë të kemi të paktën 4 skuadra,” tha Beqaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar