Beqaj: Ekzaminimet e muajit tetor
sa 85 % e atyre të kryera në 9 muaj

Beqaj: Ekzaminimet e muajit tetor<br />sa 85 % e atyre të kryera në 9 muaj
TIRANE- Ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj sëmundjes së kancerit është rritur gjatë këtij muaji. Gjatë Konferencës Ndërkombëtare Mjekësore “Diagnostikimi dhe Trajtimi i Kancerit të Tiroides”, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha ekzaminimet e muajit tetor janë në numër sa 85 % e atyre të kryera në 9 muaj të marra së bashku. Organizimi i aktiviteteve sensibilizuese ndaj kancerit sipas ministri Beqaj ka rritur shkallën e ndërgjegjësimit, duke sjellë edhe rritjen e numrit të vizitave.
 
“Në programin e qeverisë ne jemi angazhuar se për dy grup- sëmundje kryesore kardio-vaskulare dhe tumorale, të cilat janë edhe si grup sëmundjet me prevalencën më të lartë në Shqipëri, që do të thotë shkurtojnë jetë njerëzish, do të angazhohemi më shumë”, tha z Beqaj.
 
Kreu i shëndetësisë në vend u ndal në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve si dy nga sfidat kryesore jo vetëm për sëmundjet tumorale, por mbulimit universal të kujdesit shëndetësor që mazhoranca e re qeverisëse ka vendosur të instalojë në Shqipëri. Ai shtoi se duhet të krijohet një kulturë e pasur shëndetësore në Shqipëri.
 
“Edhe kontrolli bazë nga 40-65 vjeç qe do të fillojmë, procesi i trajnimit të infermiereve dhe mjekëve në të gjitha qendrat e shëndetësisë, qe është realizuar, përmbyllja me sukses dhe përzgjedhja e operatorin privat që do të bëjë të mundur ofrimin e këtij shërbimi në Shqipëri për 10 vjet, janë arritje që duhen vlerësuar”, tha Beqaj.
 
Nëpërmjet kësaj mënyre, tha më tej ai, do të mund të përmirësohet edukata shëndetësore, ku familjet dy herë në vit do të mund të marrin rezultatet e vizitës kundrejt asnjë pagese.
 
“Dy mamografë të lëvizshëm kanë ardhur në Shqipëri për të bërë ekzaminimin e kancerit të gjirit, kryesisht në zonat rurale. Në këtë muaj, kemi hequr tarifën kur bëhet mamografia. Nga data 1-15 tetor, në 8 mamografë stacionarë që janë jashtë Tiranës janë bërë ekzaminime sa 85% te bëra nga 1 janari deri në 30 shtator”, tha Ministri Beqaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët