Beqaj: Falsifikimi i barnave është
përfshirë në krimet e dënueshme

Beqaj: Falsifikimi i barnave është<br />përfshirë në krimet e dënueshme
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ishte sot në Komisonin Parlamentar për Politikën e Jashtme, ku u diskutua projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për falsifikimin e produkteve mjekësore dhe krime të ngjashme, që përbëjnë kërcënim për shëndetin publik”.

Ministri Beqaj tha se, këtë konventë e kanë nënshkruar 16 shtete anëtare të Këshillit të Evropës. Sipas tij thelbi i kësaj marrëveshje është përpjekja për të ngritur në nivel më të lartë mbrojtjen e shëndetit publik, nga kërcënimet që vijnë nga falsifikimi i produkteve mjekësore.

“Së pari, marrëveshja kërkon që këto akte të penalizohen; së dyti të mbrohen viktimat e mundshme që kanë pasoja në rast falsifikimi dhe të përfshihen rastet e falsifikimit të dokumentacionit që lidhen me këtë çështje; si dhe reflektimi në legjislacionet kombëtare”, tha Beqaj, duke shtuar se në ndryshimet që janë bërë në Kodin Penal, në Kuvendin e Shqipërisë edhe falsifikimi i barnave është përfshirë në krimet e dënueshme.

Ndërsa, Kryetarja e komisionit, Arta Dade u shpreh se, komisioni e konsideron të rëndësishme këtë marrëveshje dhe nxit strukturat e shtetit që të jenë korrekt në zbatimin e tyre.

Në fjalën e tij, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Ilir Marko tha se, marrëveshja e protokollit shtesë të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e Terrorizmit, synon plotësimin e dispozitave të Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin e terrorizmit, bërë në Varshavë, më 16.5.2005, në mënyrë që të rriten përpjekjet e palëve për të parandaluar terrorizmin dhe efektet e tij negative me qëllim gëzimin e plotë të të drejtave të njeriut, në veçanti të së drejtës së jetës, si për masat që duhen marrë në nivel kombëtar dhe nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, duke pasur parasysh marrëveshjet ekzistuese të zbatueshme shumëpalëshe dhe dypalëshe ndërmjet palëve.

Më tej, komisioni vijoi mbledhjen me shqyrtimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Qendrës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimor (ËISE)”, ku Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Plarent Ndreca tha se palët nënshkruese të kësaj marrëveshje janë shtetet rajonale, Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia dhe se marrëveshja ka për qëllim krijimin e një qëndre , që do të krijojë mundësinë e fuqizimit e bashkëpunim rajonal për kërkimin shkencor dhe inovacionin, si dhe të forcojë bashkëpunimin me institucionet e BE-së. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë nismë rajonale është e rëndësishme dhe paraqet vlera të mëdha për aftësimin e stafeve kërkimore shkencore të vendit tonë nëpërmjet projekteve të përbashkëta me institucione homologe rajonale.

Po sot, Komisioni mori në shqyrtim edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit në fushën “Bujqësia dhe Zhvillimi Rural” (IPARD)”
Pas diskutimeve, anëtarët e komisionit u shprehën dakord për miratimin e tyre në seancë plenare.

Marrë nga ATSH
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë