Beqaj: Gati grupi i monitorimit për
luftën ndaj korrupsionit në mjekësi

Beqaj: Gati grupi i monitorimit për<br />luftën ndaj korrupsionit në mjekësi
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, duke folur për analizën e punës së bërë nga dikasteri që ai drejton në këto 300 ditët e para qeverisëse, u shpreh se sfida më e madhe në shëndetësi mbetet sfida ndaj korrupsionit.
 
Beqaj theskoi se kjo luftë në mjekësi do të vijojë për t’i rikthyer besimin qytetarëve se nuk kanë nevojë të paguajnë nën dorë për të marrë shërbimin, dhe se një grup monitorimi është ngritur për zbulimin e rasteve të marrjes së ryshfeteve.
 
“Ne punojmë në një sektor që perceptohet si dy nga sektorët më të korruptuar. Ne u përpoqëm që profesionistët tu ofrojmë kushtet më të mira, për të hequr alibinë që nuk punoni dot se nuk keni mjete. Tani është rradha juaj për tu provuar shqiptarëve se duhet të japin para në dorë për të marrë shërbimin. Shqiptarët thonë se paguajnë nën dorë kur marrin shërbime. Gjëja më e rëndë në këto 20 vjet është humbja e besimit, këtë duhet të rikthejmë bashkarisht. Ne kemi ngritur një grup monitorimi, do të provohet në ato spitale ku ka rënje për ryshfet. Unë besoj se çfarë kemi bërë deri tani, ka ngjallur besimin edhe të donatorëve.” theksoi Beqaj
 
Duke folur për arritjet e ministrisë që ai drejton në këtë vit të parë qeverisës, Beqaj u shpreh se edhe ndërkombëtarët kanë shprehur iniciativën për të mbështetur qeverinë shqiptare me fonde në shëndetësi.
 
Beqaj ripërsëriti rritjen e pagave për infermierët ndërsa shtoi se se është hequr taksa e barnave, dhe se është shtuar kontributi shëndetësor për të vetëpunësuarit në qytet.
 
“U angazhuam që do ta hiqnim taksën e barnave sepse ishim të vendosur se nuk sjell asnjë lloj përfitimi. U angazhuam që do të ulnim kontributin shëndetësor për të vetëpunusuarit në qytet. Që me pagat e marra nga 1 shkurti e në vijim, për infermierët me një shumë që po ta mbledhësh gjatë një viti vjen si rrogë e 13.
Për herë të parë qeveria zvicerane ka mbështetur sistemin e shëndetësisë me një fond prej 10 milionë franga zvicerane. Edhe Banka Botërore ka dhënë huanë prej 17.5 milionë eurosh për në QSUT. Është ende në fazë negocimi për në fazë të avancuar me BB një fond prej 50 milionë dollarësh për rinovimin e Onkologjikut.” tha Beqaj.
 
Në përfundim të fjalës së tij Beqaj, nënvizoi edhe uljen me 20% të barnave, ndërsa tha se “me monitorimin e Tiranës, barnat më të shtrenjta i blen popullsia që është në kordonin e Tiranës.”

Analiza e punës së Ministrisë së Shëndetësisë në këto 300 ditë u mbajt në Fakultetin e Infermierisë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024