Beqaj i përgjigjet akuzave të PD
për koncensionet në shëndetësi

Beqaj i përgjigjet akuzave të PD<br />për koncensionet në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është përgjigjur sot akuzave të bëra nga Partia Demokratike, për shëndetësinë dhe disa shërbime të cilat janë dhënë me konçension nga Ministria e Shëndetësisë.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Ilir Beqaj tha se në vitin 2013 situata në sistemin shëndetësor ka qenë e rënduar, pasi ishin 40 milion dollarë borxhe të cilat kishin çuar në mungesën e shërbimeve për të gjithë qytetarët që kërkonin shërbim shëndetsor.

Beqaj ka thënë se, kjo situatë linte 600 mijë persona pa kujdes shëndetësor, ndërkohë që me shlyerjen e borxheve do të shtrihet në të gjtihë vendin mbulimi universal në shumë shërbime.

Ai shtoi se, duke filluar që nga 27 janari do vijohet me mjekun e familjes, pasi nga sistemi që u trashëgua në 2013 ligjërisht 1 në 5 shqiptar i përjashtonte nga shërbimi.

Gjetëm 40 milion dollarë borxhe, i kemi shlyer, krijuam shërbime të reja por jo borxhe të reja. Partneriteti publik-privat ka shumë rëndësi, pasi ligji i vitit 2013 thotë që konçension është kur një të drejtë që ka shteti ia transmeton një privati që siguron të ardhura edhe duke i ndarë të ardhurat me të” ka shtuar ai.

Ministri ka theksuar se buxheti i vitit 2015 financoi shlyerjen e borxheve, ndërkohë që shteti po financon shërbimin e dializës.

900 persona të sëmurë me dializë tashmë marrin shërbim, ndonëse numri ityre pritet që të rritet në 1500. Aktualisht ne paguajmë 80 euro për seancë, 60% në spitale publike dhe 40% në spitale private. Ne duam ta shtrijmë shërbimin dhe kështu kursejmë lekët e transportit, pasi me 80 euro për seancë ftojmë një privat ta ofrojë shërbimin dhe në fund ajo infrastrukturë mbetet pronë publike” vijoi ai.

Ndërkohë, sa i takon medikamenteve të rimbursuara, Ministri tha se ky buxhet financoi zgjerimin e mbulimit me rimbursim me barna, pasi në 2 vjet janë 150 mijë persona që kanë përfituar më shumë barna në listën e rimbursimit.

Ai përfundoi duke thënë se u ndërhy në disa shërbime si ai i sëmunjdeve të zemrës, hepatitit C dhe që nga data 1 nëntor 2015 urgjenca kardiake ofrohet 24 orë në 7 ditë të javës në Qendrën Spitalire Universitare Tiranë, duke shtuar stafin me mjekë e infermjerë, ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe rezonancën magnetike në spitalin e Shkodrës, që sot është 30 ditë nga 90 që ishte dikur.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë