Beqaj: Informacioni, një nga 5
shtyllat e Mbulimit Universal

Beqaj: Informacioni, një nga 5<br />shtyllat e Mbulimit Universal
Informacioni është një nga 5 shtyllat kryesore të zbatimit të Programit  të Qeverisë për Mbulim Universal.

Kjo ka qenë deklarata që ka bërë Ministri i Shëndetësisë, ilir beqaj në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik: “Treguesi e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”.

Sistemi i informacionit në shëndetësi ka rëndësi për marjen e vendimeve, përmirësimin e shërbimeve publike ndaj qytetare dhe zhdukjen e barrierave financiare, gjeografike e kulturore.

Ishte kjo deklarata që bëri, Ministri i Shëndëtësisë, Ilir Beqaj, në Konferencën Ndërkombëtare të Shëndetit Publik mbi “ Treguesi e Shëndetit si një instrument i rëndësishëm për fuqizimin e sistemeve të informacionit shëndetësor në Rajonin Evropian”.

Sistemi i informacionit është një nga 5 kolonat kryesore të zbatimit të Programit  të Qeverisë në Shëndetësi, që ka në krye të tij Mbulimin Universalapo Shëndetin për të Gjithë. Po ashtu, është e rëndësishme jo vetëm për nevojat që ka sistemi ynë shëndetësor, por unë besoj, edhe në kornizën e përpjekjeve që po bën qeveria shqiptare për të përmirësuar ndjeshëm sistemet e informacionit në Shqipëri, në dy drejtime kryesore: së pari, për të patur një informacion për të marrë vendimet e duhura, për të patur informacion për të matur efektivitetin e programeve që zbatohen; por padyshim, ehe për të zbatuar sot mundësitë e pamata që bota e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit ofron për të përmirësuar ndjeshëm shërbimet publike ndaj qytetarëve, si dhe për të kapërcyer disa barriera që për arsye financiare, gjeografike apo kulturore ende ekzistojnë në vend”.

Më tej, ministri nënvizoi disa përpjekje të qeverisë për të dhënë rezultate në sistemin shëndetësor.

Unë besoj se ka tashmë përpjekje jo të vogla të cilat kanë filluar të japin rezultatin e nevojshëm. Sigurisht, për nevoja që lidhen detyrimisht jo vetëm me informacionin, Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vendosi të kalojë nga “Librezat Shëndetësore” në “Kartën e Shëndetit”.

Më tej, ai foli për më shumë se 1 milion karta aktive shëndeti të lëshuara nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, që sipas tij do të thotë, se minimalisht pas këtyre 1 milion kartave aktive ka individë me të dhënat e tyre socio-demografike, shumë të nevojshme për të bërë analizat e nevojshme dhe për të marrë drejtimet e duhura.

Nga 1 Nëntori 2015 dhe deri në fund të Prillit, pra vetëm në 6 muaj, në projektin pilot që po zbatohet në Durrës të “Recetës Elektronike” janë lëshuar më shumë se 90 mijë receta elektronike. Ne kemi sot në regjistrin elektronik të kontrollit bazë shëndetësor më shumë se 400 mijë dosje elektronike, ku secila prej tyre ka dhjetëra tregues individualë shëndetësorë.Pra, mundësia e paanë që ofron sot bota e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit po na çon shumë shpejt, pa shumë investime, nga një situatë “no data” në “big data”.Kështu, duhet që tani të mendojmë në mënyrë të mençur që të jemi gati që të shfrytëzojmë siç duhet këto “big data”, në mënyrë që të mos vijë dita që shumë shpejt të mbytemi në këtë det të paanë tashmë të dhënash.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e UNICEF, Antonella Scolamiero, u shpreh se të dhënat janë të besueshme dhe aksesueshme.

Në çdo hap, dhe unë kam një sugjerim nga eksperienca ime e gjatë profesionale me informacionin, që nëse ia dalim ti vendosim vetes si qëllim, që çdo ngjarje që lidhet me shëndetin e njerëzve tanë të regjistrohet një herë atëherë kur ndodh dhe aty ku ndodh, do të kemi koherencë, saktësi dhe do të evitojmë shpenzime që shpesh herë i bëjmë të përsëritura”, tha Scolamiero. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan