Beqaj inspekton QSUT e Urgjencat 
 "Gatishmëri e plotë për fundvitin”

Beqaj inspekton QSUT e Urgjencat <br /> 
Urgjencat shëndetësore në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“ në Tiranë, Qendrën Kombëtare të Traumës, Urgjencën Mjekësore të Tiranës, si dhe në qytetet e tjera të vendit, do të jenë në gatishmëri të plotë për mbarëvajtjen e çdo situate emergjence që mund të krijohet përgjatë festimeve në mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ndërsa inspektoi shërbimet spitalore të QSUT-së, SUT-së dhe Urgjencës Mjekësore të Tiranës, garantoi qytetarët se nuk do t’u mungojë shërbimi i shpejtë në çdo orë të ditës dhe të natës.

beqaj

Sipas kreut të shëndetësisë, urgjenca në këto shërbime është e gatshme për të përballuar emergjencat e krijuara në këto ditë festash, por dhe ato që mund të krijohen nga rëndimi i motit, falë kjo përgatitjeve në kohë dhe planit të masave të ministrisë së shëndetësisë për forcimin e shërbimit mjekësor për festat e fundvitit, si dhe përgatitjet për përballimin e situatave të emergjencës së stinës së dimrit.

“Unë besoj se do të jemi në gjendje të përballojmë të gjitha situatat,” – tha midis të tjerash Beqaj, duke shtuar se “ne kemi marë masa në 92 qendra shëndetësore pë të furnizuar me barna të gjitha spitalet deri në fund të marsit pasi ka bllokim pas kësaj periudhe.”


Ministri Beqaj theksoi gjithashtu se në bazë të vlerësimit të bërë sa i përket gadishmërisë së sektorit të shëndetësisë në këtë periudhë festash janë në dispozicion laboratorë, mjekë, infermierë, si dhe furnizimi me barna.


Ndërkaq, ai falënderoi mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë për punën e jashtëzakonshme që është bërë këtë vit në QSUT dhe shërbimet e tjera spitalore në vend, duke shtuar se, “në bilancin e këtij fundviti, ne kemi realizuar 30 % më shumë punë krahasuar me një vit më parë.” E mbyll duke uruar gjithë bluzat e bardha dhe besoj se urimin më të madh e marrin ata që janë në krye të detyrës”, tha Beqaj.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore