Beqaj: Intensifikim bashkëpunimit 
ndërkombëtar për shëndetësinë

Beqaj: Intensifikim bashkëpunimit <br />ndërkombëtar për shëndetësinë
ROME- Brenda pranverës së vitit 2015, Ministria shqiptare e Shëndetësisë do të nënshkruajë një protokoll të ri bashkëpunimi në sektorin e kujdesin shëndetësor me ministrinë homologe italiane. Marrëveshja për rijetësimin e protokollit të mëparshëm 5-vjeçar të nënshkruar në 2007, u diskutua gjatë takimit që ministri Ilir Beqaj zhvilloi me homologen italiane Beatrice Lorenzi, gjatë konferencës Ndërkombëtare Ministeriale “Shëndeti në Rajonin e Mesdheut”.
 
Ky aktivitet u mbajt në Romë më 27 dhe 28 tetor, i organizuar nga ministria italiane e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komisionin Evropian në kuadrin e Presidencës italiane të BE-së.
 
Konferenca trajtoi kryesisht katër çështje me rëndësi parësore për shëndetin publik, dhe përkatësisht, situatën dhe ecurinë e zbatimit të rregulloreve të reja shëndetësore ndërkombëtare, çështjen e rezistencës ndaj antimikrobikëve, efektet ndaj shëndetit publik të modeleve të reja të sjelljes (lifestyle) dhe ndikimet e migracionit në vendet e Rajonit të Mesdheut.
 
beqaj itali
Sa i përket çështjes së parë të rregulloreve, u vu theksi në rëndësinë që ka bashkëpunimi dhe përgjigja e koordinuar e sistemeve të kujdesit shëndetësor të vendeve pjesëmarrëse të këtij Rajoni në kushtet e kërcënimit të përhapjes së infeksioneve të shkaktuara nga përhapja e virusit “Ebola”.
 
Ndërsa gjatë takimit me Andreas Ullrich, Drejtorin e Qendrës së Kontrollit pranë selisë qendrore të OBSH-së në Gjenevë, Beqaj ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e kujdesit shëndetësor për sëmundjet tumorale në vend.
 
Ministri Beqaj pati mundësinë të takohet edhe me Alessandro Nanni Costa, Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Transplanteve të Italisë, ku u ra dakord për të bashkëpunuar për ngritjen e kapaciteteve të një qendre transplantesh në Shqipëri.
 
Gjatë takimeve të zhvilluara në kuadër të kësaj konference u ra dakord edhe për intensifikimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e sektorit të kujdesit shëndetësor ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët