Beqaj: Investim 750 milionë lekë për
infrastrukturën e spitalit të Traumës

Beqaj: Investim 750 milionë lekë për<br />infrastrukturën e spitalit të Traumës
Vijojnë ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në Spitalin Universitar të Traumës. Aktualisht, janë duke u kryer punimet për rikonstruksionin e disa mjediseve në mënyrë që, në pranverën e ardhshme ky spital të ketë një Shërbim Fizioterapie, Shërbim Farmacie, si dhe një mjedis pritës më dinjitoz për pacientët.

Pas ndërhyrjeve në pjesën ku do të jetë i gjithë poli i imazherisë për pacientët e shtruar në spitalin e Traumës, në urgjencë, në sallat e operacioneve, por edhe për përmirësimin e ndjeshëm të sistemit elektrik dhe atij të aspirimit, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, inspektoi ecurinë e punimeve të projektit të ri, teksa u shpreh se janë 750 milionë lekë të tjera, që po investohen në këtë spital, duke përfshirë ndërhyrjet në infrastrukturë si dhe blerjen e disa materialeve mjekësore.

 “Janë 500 milionë lekë që po investohen për këto ndërhyrje në infrastrukturë, rikonstruksion mjedisesh, të shoqëruara me 200 milionë lekë të tjera pajisje mjekësore; janë dhe 50 milionë (lekë) pajisje të tjera ndihmëse, kështu që janë 750 milionë me të cilat ne në pranverë do të kemi në këtë spital, një Fizioterapi më të mirë, më të kompletuar dhe më efiçente, një mjedis më optimal për të administruar barnat dhe materialet mjekësore, por edhe një mjedis pritës, informues, dinjitoz, qoftë për ata që vijnë si pacientë për viztat ambulatore, apo edhe për familjarët e tyre”, theksoi Ministri Beqaj.

 Kreu i Shëndetësisë falënderoi mjekët dhe infermierët e këtij spitali për punën dhe rezultatet e arritura gjatë këtij viti që po lemë pas, duke shtuar se 2017-a do të shohë realizimin e projekteve shumë më të mira dhe shumë më të mëdhaja për këtë qendër të rëndësishme univeristare spitalore në vend.

“Me këtë rast, besoj se është momenti shumë i mirë për të falënderuar mjekët dhe infermierët e këtij spitali për punën voluminoze dhe rezultatet shumë të mira që kanë realizuar në vitin 2016. Kemi shumë më tepër jetë të shpëtuara, kemi shumë më tepër shërbim cilësor, kemi në këtë spital edhe tashmë protezat ortopedike që i garantojmë falas për pacientët, por padyshim gjëra shumë më të mira, shumë më të mëdhaja këtë spital e presin në vitin 2017”, deklaroi Beqaj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit