Beqaj:Luftë informalitetit dhe në
shëndetësi,asnjë ilaç pa kupon 

Beqaj:Luftë informalitetit dhe në<br />shëndetësi,asnjë ilaç pa kupon 
“Operacioni që do të nisë në shator kundër informalitetit në biznes nuk do të lërë jashtë sektorin e shëndetësisë dhe tregun e barnave”-.Këtë deklaratë e bërë sot  ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në një dalje për mediat
 
“Ne si Ministri e Shëndetësisë jemi plotësisht të angazhuar për të luftuar me çdo mundësi informalitetin në këtë fushë.Ndryshe nga mallrat dhe shërbimet e tjera, kur vjen puna te shërbimet shëndetësore dhe tregtimi i barnave, nuk kemi të bejmë vetëm me anën fiskale të medaljes.Sigurisht, që është e rëndësishme që paratë që qytetarët paguajnë për të shkuar në arkën e shtetit të mberrijnë aty. Nëse qytetarët blejnë një bar apo paguajnë për një shërbim shëndetësor, pjesë e pagesës së tyre është edhe sasia e parave që duhet të shkojë nga privati në arkën e shtetit. Qytetarët e paguajnë këtë sasi parash, por jo të gjithë privatët e çojnë atë tek arka e shtetit" -tha Beqaj
 
Beqaj ka konfirmuar gjithashtu se barnat janë ndjeshëm më lirë se dy vjet më parë dhe i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tërheqin kuponin tatimor në çdo rast pasi vetëm kështu qeveria do të mund të bëjë më tepër investime në sektorin shëndetësor

"Ministria e Shëndetësisë në këto dy vite ka ndërmarrë një reformë të plotë në tregun e barnave, frytet e së cilës janë të ndjeshme e të prekshme për këdo.Në dy vjet janë regjistruar rreth 500 barna të reja duke zgjeruar mundësinë e kurimit për pacientët shqiptarë.Kjo ilustrohet me vetë volumet në rritje të numrit të pullave të kontrollit të barnave të lëshuara nga Agjencia e Barnave".-perfundoi Beqaj
 
Fjala e plotë e Ministrit Beqaj lidhur me informalitetin në tregun e barnave

Redaksia onlline
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane