Beqaj: Më shumë vëmendje për
shëndetin e të rinjve, rritim buxhetin

Beqaj: Më shumë vëmendje për<br />shëndetin e të rinjve, rritim buxhetin
TIRANE- Rreth 19.5 % e adoleshentëve të moshës që ndjekin shkollën kanë deklaruar se kanë kryer marrëdhënie seksuale që në moshën 15 vjeç. Kjo shifër u bë publike në seminarin ndërkombëtar për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve. Studimi është kryer nga ISHP në periudhën prill- maj 2014 dhe ka përfshirë 4898 fëmijë të grupmoshave 11,13 dhe 15 vjeç.
 
I pranishëm në seminar ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se sipas raportit të OBSH 1.3 milionë adoleshentë vdesin çdo vit në botë, për sëmundje që mund të parandalohen. Beqaj shtoi më tej, se duhet më shumë vëmendje ndaj të rinjve për të evidentuar ata faktorë që ndikojnë në shëndetin fizik dhe mendor të tyre.
 
“Sot në Botë ka më tepër se sa një miliard të rinj. E megjithatë, ne ende i kushtojmë shumë pak vëmendje shëndetit të 10-19-vjeçarëve, individualisht dhe kolektivisht. Vendimi i marrë së fundmi nga qeveria shqiptare pasqyrohet në buxhetin e viti 2015, se që nga janari 750 mësues të rinj të edukimit fizik do të jenë pjesë e zbatimit të kurrikulave të reja që ne kemi për sportin në shkolla, për të reduktuar numrin e sëmundjeve”, tha Beqaj.
 
Sipas studimit 40.5% e fëmijëve dhe adoleshentëve raportojnë të paktën një herë në muaj dhimbje koke, 22.4% dhimbje stomaku dhe 27.3% dhimbje shpine.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie