Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, drejtuesja e zyrës rajonale të OBSH-së në Tiranë, drejtues të sistemit të kujdesit shëndetësor në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile, lajmëruan në një konferëncë të përbashkët për shtyp një seri aktivitetesh që do të organizohen në vigjilje të Ditës Botërore Pa Duhan 2015, e cila këtë vit ka moton: "Stop tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit".
Sipas raportit të fundit të treguesve të kujdesit shëndetësor të vitit 2014, duhanpirja është një ndër 3 shkaktarët kryesorë të dëmtimit të shëndetit të shqiptarëve; 1 në 5 vdekje vijnë nga duhani dhe 1 në 10 sëmundje vijnë nga duhani. Këto dëme prodhojnë dhe barrën kryesore të sëmundshmërisë në Shqipëri, grup-sëmundjet kardiovaskulare dhe tumorale.
"Forcimi i parandalimit është përpjekja në drejtimin e duhur për të luftuar këto dy grup-sëmundje dhe për të përmirësuar shëndetin e popullësisë shqiptare", u shpreh ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ndër të tjera, Beqaj theksoi se përpjekjet e 12 muajve të fundit në drejtim të reduktimit të rreziqeve që vijnë nga duhanpirja në shëndet, janë përpjekje që kanë filluar të japin efektin e tyre konkret. /atsh/
/Shqiptarja.com