Beqaj: Mjekësi falas për të sëmurët
me tumor dhe gratë shtatzëna 

Beqaj: Mjekësi falas për të sëmurët<br />me tumor dhe gratë shtatzëna 
TIRANË - Vizita mjekësore dhe ekzaminime falas për të sëmurët me sëmundje tumorale dhe gratë shtatzëna.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dhënë sot një urdhër, i cili hyn edhe në fuqi po sot, për përjashtimin nga tarifat e shërbimeve mjekësore të dy kategorive më sipër.

Duke hedhur hapin e parë në premtimin e qeverisë Rama, për shëndetësi falas për të gjithë.

Në vendimin zyrtar specifikohet se kjo bëhet për një ndjekje më të mirë shëndetësore të të sëmurëve.

Ndërkaq, ministri Beqaj u ka bërë thirrje të gjithë grave dhe vajzave që të kryejnë vizita të herëpashershme, në mënyrë që të diagnostikohet sëmundja në fazë të hershme, për të mundësuar parandalimin dhe trajtimin në kohë të kancerit.
 
“Me qëllim rritjen e mundësive për parandalimin e kancerit të gjirit, ftoj vajzat dhe gratë e çdo moshe dhe profesioni të mos hezitojnë, por të bëjnë të gjitha ekzaminimet e mundshme të vetëkontrollit për diagnostikimin dhe kurimin e hershëm, të cilat mund të shpëtojnë jetë”, theksohet në njoftimin bashkangjitur urdhrit.

beqja urdhri

(Urdhri i sotshëm i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja). 

Redaksia Online
(mag/e.s./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi