Beqaj në Itali:Vlerësoj bashkëpunimin
projektet, ndihmë e konsiderueshme

Beqaj në Itali:Vlerësoj bashkëpunimin<br />projektet, ndihmë e konsiderueshme
ITALI - Në kuadrin e vizitës dy-ditore të punës në Itali me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare Ministeriale “Shëndeti në Rajonin e Mesdheut” të organizuar më 27 dhe 28 tetor në Romë, Itali, nga ministria italiane e Shëndetësisë në bashkëpunim me KE në kuadrin e Presidencës italiane të BE-së, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit më 28 tetor në selinë e Parlamentit Italian në takime pune me Presidenten e Komisionit të Përhershëm të Higjenës dhe Shëndetësisë, Emilia Grazia De Biasi dhe Senatoren znj. Laura Bianconi, anëtare e Komisionit të Perhershëm të Higjenës dhe Shëndetësisë.
 
Në këtë takim, z. Beqaj vlerësoi zhvillimet e deritanishme të bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë, ku asistenca nëpërmjet projekteve të Kooperacionit Italian është padyshim një ndihmë e konsiderueshme për shëndetësinë shqiptare. 
 
Më tej, ministri Beqaj u ftua nga Presidentja De Biasi për të folur përpara anëtarëve të Komisionit të Perhershëm të Higjenës dhe Shëndetësisë, rreth situatës aktuale të sistemi shëndetësor shqiptar. Në fjalën e tij përpara komisionit të senatit, kreu i shëndetësisë shqiptare parashtroi synimet e Qeverisë Shqiptare për shndërrimin e sistemit shëndetësor drejt një sistemi të mbulimit universal dhe parashtroi hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë deri më sot për reformimin e sistemit shëndetësor, si dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht ky sistem.
 
Ministri Beqaj theksoi në fjalën e tij, se sistemi i kujdesit shëndetësor përballet me dy sfida kryesore: së pari, përmirësimin e kujdesit shëndetësor për pacientët shqiptarë, jo vetëm në cilësi, por edhe përsa i përket problemit themelor të këtij sistemi në vend, ku më shumë se gjysma e shpenzimeve për kujdes shëndetësor, qytetarët e krijojnë nga xhepi i tyre, çka krijon një barrë shumë të madhe për ta dhe që padyshim, këtë barrë e ndjejnë shumë më të rëndë, ata që janë më të varfër apo njerëz që në rast sëmundje, rrezikojnë të bien në varfëri.
 
 
 
Pra, kjo ëshët sfida e zgjerimit të mbulimit me kujdes shëndetësor, por edhe ajo e zgjerimit të aksesit ndaj këtij mbulimi, duke kapërcyer barrierat financiare, gjeografike e kulturore për akses në shëndetësi.
 
Së dyti, për fat të keq, sistemi i kujdesit publik shëndetësor në vend, së bashku me drejtësinë, perceptohet si një nga sektorët më të korruptuar. Që do të thotë, në punën e përditshme, për të përmirësuar kujdesin, sfida jonë është që ta përmbysim këtë perceptim, duke zvogëluar maksimalisht korrupsionin në shëndetësi në të gjithë kapilaritetin e tij.
 
Kështu, duke përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe duke ulur shkallën e korrupsionit, do të mund të rifitojmë besimin e qytetarëve shqiptarë tek e mira publike, - tha ai.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë