Banorët e fshatit të Koplikut të Sipërm, në Malësinë e Madhe dhe komunës Ana e Malit, në rrethin e Shkodrës, do të përfitojnë tashmë shërbim të kujdesit shëndetësor në qendrat shëndetësore përkatëse të rikonstruktuara tërsisht dhe të pajisura me materiale e pajisje shëndetësore të reja.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe Amabasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidajet Bajraktar, gjatë vizitës së tyre dje në mjediset e saporikonstruktuara të Qendrës Shëndetësore të Koplikut të Sipërm.
“Unë besoj se edhe ndihmat që japin në vijimësi edhe personelit mjekësor, mjekëve dhe infermierëve, lehtësimi i madh nga barra burokratike me zëvendësimin e Librezës së vjetër të Shëndetit me Kartën e re të Shëndetit, me fillimin nga data 1 prill të lëshimit të recetës së barnave me rimbursim çdo dy muaj dhe jo çdo muaj, i jep mundësi mjekëve që të merren shumë më tepër me qytetarin, me pacientin, dhe të lehtësohen nga barra administrative,” – tha Beqaj.
Sipas kreut të shëndetësisë, qendrat shëndetësore do të rrisin standartet e punës së tyre, prandaj pas rikonstruksioneve të godinave do të punohet për nxitjen e programeve bazë për të rritur cilësinë e mjekëve dhe infermierëve.
Ministri Beqaj tha midis të tjerash se kjo “është një ndihmë e madhe për banorët e kësaj zone,” duke shtuar se, “ne besojmë se sistemi ynë i kujdesit shëndetësor duhet të orientohet përherë e më tepër te parandalimi, te diagnostikimi i hershëm, në referencë të shtrirjes së zbatimit me të njëjtën cilësi e me të njëjtat standarde të Programit të Kontrollit Bazë pa pagesë 40-65 vjeç jo vetëm në Tiranë, por në çdo komunë e fshat të territorit të Shqipërisë”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com