Beqaj në Komision e Shëndetësisë
për ilaçet: Kemi furnizuar çdo spital

Beqaj në Komision e Shëndetësisë<br />për ilaçet: Kemi furnizuar çdo spital
TIRANË - Ilaçet në spitale si dhe paisjet e reja të blera nga ministria e shëndetësisë kanë qenë temë për debate në komisionin e shëndetësisë mes ministrit Ilir Beqaj dhe kryetares së komisionit Albana Vokshi. Kjo e fundit e ka akuzuar ministrin Beqaj për mungesën e ilaçeve në spitale duke thënë se pacientët detyrohen të blejnë ilaçe jashtë ambientit të spitaleve në farmacitë ku i udhëzojnë mjekët.
 
Por ministri Beqaj e kundërshtoi në mënyrë kategorike këtë duke thënë se spitalet janë të furnizuara me çdo medikament dhe se ilaçet i blejnë vetëm ata që bëjnë vizita ambulatore.

Një tjetër temë e nxehtë që ndezi debat mes ministrit Beqaj dhe Albana Vokshit ishte edhe shkarkimi i drejtorëve të spitaleve për të cilin Beqaj tha se drejtorët kanë dhënë dorëheqjen për të punuar si mjekë.

Lidhur me pajisjet që ministria e shëndetësisë ka blerë për diagnostikimin e sëmundjeve, Beqaj tha se disa prej tyre nuk janë venë ende në përdorim për shkak të mungesës së konstatuar në spitale e cila në dy vitet e qeverisjes sipas Beqajt ka ndryshuar rrënjësisht.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane