Beqaj në Lezhë: Trefishim i flotës
së autoambulancave dhe personelit

Beqaj në Lezhë: Trefishim i flotës<br />së autoambulancave dhe personelit
Rishpërndarja e flotës së autoambulancave, por edhe trefishimi i atyre ekzistuese, si dhe rritja e numrit të personelit me infermierë dhe shoferë, do të bëjë të mundur që çdo urgjencë mjekësore në Qarkun e Lezhës, sado larg spitalit rajonal apo atyre bashkiake, të marrë shërbim më cilësor shëndetësor në një kohë më të shpejtë.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë prezantimit të riorganizimit të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore për këtë qark.

“Po kalojmë në këtë model të ri, i cili njëherësh, do të përqëndrojë komandën duke dekoncentruar prezencën e autoambulancave në territor. Dhe me këtë rishpërndarje, kemi një mbulim jo më shumë se sa 15 minuta”.

Këtu në Lezhë, vijoi më tej Beqaj, arrijmë në një autoambulancë për 15 mijë banorë, ndryshe nga qarqe të tjera, ku ky tregues është një automjet deri në 25 mijë, pasi relievi dhe treguesit demgrafikë e kushtëzojnë këtë vendosje.
 
Sipas tij, më futjen e këtij sistemi të ri të urgjencës, i gjithë ekipi do të jetë i trajnuar dhe në funksion të qytetarit. “Drejtuesi i atuoambulancës do të kryejë më shumë se sa një funksion. Unë nuk do të lejoj që, nga janari, shoferi të mos jetë dhe barrelist, në qoftë se është kështu në gjithë botën”, shtoi më tej Beqaj, duke theksuar se qoftë mjeku, infermieri apo pjesëtarët e tjerë të personelit të ndihmës së shpejtë, do të duhet të trajnohen të kryejnë edhe detyra të tjera në ekip, përveç detyrës së tyre parësore.
 
Sistemi i ri i urgjencës mjekësore ka parashikuar shpërndarjen e autoambulancave edhe në zonat turistike të Lezhës, pasi në sezone të ndryshme, popullsia pëson luhatje të ndjeshme, dhe për pasojë, nevoja për shërbim shëndetësor ndryshon. “Stina e verës ka tjetër specifikë. Të paktën, gjatë fundjavave, duhet të jemi prezentë në Tale. Sepse, sado rrugë me asfalt, është distancë e madhe. Stina e vërës do një zgjidhje specifike vetëm për atë stinë”, shprehet Beqaj.
 
Vendosja e automjeteve specifike, sipas llojeve të urgjencës është një tjetër risi e prezantuar nga kreu i shëndetësisë. Sipas tij, në zonat ku ka aksidente, duhet të ketë personel dhe mjete të specializuara për traumat, në mënyrë që i aksidentuari të mos ketë dëmtime gjatë lëvizjes. “Nëse ka aksidente të shumta rrugore, edhe ne duhet t’i përgjigjemi ndryshe nga të tjetrët”, u shpreh ministri, duke sjellë në kujtesë zgjidhjet e ofruara gjatë sezonit turistik.

“Duhet ti përgjigjemi me prezencë, po dhe me tipin e autoambulancës për atë lloj traume dhe ndoshta me një trajnim më specifik”, vijoi më tej ai, duke theksuar se duhet të arrijmë ti bindim njerëzit që nëse arrijmë të vijmë shpejt, është më mirë të presin 5 apo disa minuta më tepër të mbërrijë autoambulanca, se sa të nxirret vetë i sëmuri nga aksidenti, duke shmangur dëmtimet e mëtejshme.
 
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skënder Brataj, ka pohuar se me shpërndarjen e re të autoambulancave, çdo pacient do ta përfitojë më shpejt shërbimin mjekësor. “Duke bërë këtë studim të ri dhe me këtë shpërndarje të re të mjeteve, mbulojmë të gjithë territorin e qarkut të Lezhës me këtë numër autoambulancash, të cilat do të jenë të shpërndara si me oraret, si me personelin dhe me llojin e tipit të ambulancës që do të vëmë në dispozicion,” u shpreh Brataj, duke theksuar se numri i infermierëve do të rritet nga 8 në 17, dhe ai i shoferëve nga 5 deri në 13, në mënyrë që të sigurohet mbulim i plotë dhe cilësor i territorit.
 
Nga ana tjetër, një lajm tjetër i mirë për pacientët e Qarkut të Lezhës, është bërë i ditur nga Ministri Beqaj. Duke filluar nga muaji dhjetor, do të nisë edhe furnizimi me proteza ortopedike në mënyrë që për të bërë planifikimet e rasteve por edhe per rastet urgjente.

beqaj
Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)