Beqaj: Në maj PS nis dy
muaj takime në terren

Beqaj: Në maj PS nis dy <br />muaj takime në terren
TIRANE – Duke filluar nga maji, për dy muaj rresht, Partia Socialiste do të nisë një seri takimesh e diskutimesh në terren, në një turne që do të zhvendoset “në të gjithë Shqipërinë, në qytete e fshatra”. Lajmi u bë i ditur nga sekretari për Programin në PS, Ilir Beqaj. “Grupet e punës kanë hartuar axhendat e dy muajve të ardhshëm”, bëri të ditur Beqaj sot në një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, socialistët kanë vendosur të mbyllin këtë fazë të parë të komunikimit me shqiptarët, atë të tryezeva mbi tema të ndryshme, pikërisht me një diskutim mbi median. “Qëllimisht, kemi vendosur që në tryezën e fundit në salla të mbyllura të diskutojmë për median, për hallet e saj, për vizionin tonë për mediat por edhe të diskutojmë me përfaqësuesit e medias për këtë pjesë të Rrugës sonë të Programit”, tha Beqaj.

“Prej 6 shkurtit kemi organizuar 18 tryeza për çështje që shqetësojnë vendin dhe shoqërinë tonë. Në këto tryeza kanë marrë pjesë rreth 1500 vetë, ndërkohë që kanë diskutuar me përgjegjshmëri më shumë se 350 vetë”, shpjegoi sekretari socialist.

Sipas Beqaj, “gjatë gjithë tryezave të zhvilluara deri me tani, jemi përpjekur maksimalisht të përfaqësojmë zërin e shumicës së shqiptarëve të thjeshtë, të cilët sot kërkojnë ndryshim dhe nuk mund të pranojnë me rrënimin e vazhdueshëm të vendit. Nëse Sali Berisha mund të ofrojë rrënim, alternativa jonë është rilindja shqiptare”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni