Beqaj në maratonë: Akses dhe
cilësi në shërbimet për fëmijët

Beqaj në maratonë: Akses dhe<br />cilësi në shërbimet për fëmijët
Në maratonën e sotme të “Garës për Mbijetesë” të organizuar nga “Save the children” ku morrin pjesë 400 fëmijë nga disa rajone të Shqipërisë , fëmijë me aftësi të kufizuar, fëmijët në situatën e rrugës, nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të shkollave të mesme. Për vitin e dytë radhazi i pranishëm në këtë aktivitet ishte ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i cili gjatë fjalës nënvizoi se në vendin tonë mungon kultura e diagnostikimit dhe parandalimit të sëmundjeve, e cila mund të bëhet nëpërmjet Check up-it.

Në, përgjithësisht, na mungon kultura e qasjes parandaluese apo e diagnostikimit ose zbulimit në stad të hershëm të sëmundjeve. Këtë gjë ne filluam ta bëjmë me check-up-in (kontrolli mjekësor bazë pa pagesë për grupmoshën 40-65 vjeç), dhe sigurisht, në rradhë të parë për kulturë, do të arrijmë ta fusim në familjet tona, praktikisht tek prindërit tuaj, që do të jetë në të ardhmen e afërt të bëhet edhe me ju“ - tha Beqaj.

Ministri Beqaj premtoi duke filluar që këtë vit nëpër shkollat do të ketë një përkujdesje të theksuar duke filluar që me kontrollin e shikimit dhe të shëndetit të gojës.

“Sot, kemi mundësinë ta bëjmë me mjete më të lehta, sidomos për problemet e shikimit, që në klasën e parë, të dytë e të tretë e me tepër, djemtë dhe vajzat kanë probleme me shikimin, që pastaj i kthehen në pengesë në mësimnxënie, dhe padyshim, në cilësinë e rezultateve. Unë besoj se kemi plane konkrete për të konsoliduar atë që tashmë ekziston, që është kontrolli i shëndetit të gojës me anë të dentistëve që janë në Shqipëri, dhe duam të fillojmë që nga ky vit shkollor, një kontroll më të shpeshtë pranë shkollave” – u shpreh Beqaj.

Beqaj tha se kryetarët e disa bashkive më të mëdha në vend prej muajit maj-qershor bënë një ekzaminim të plotë të situatës që ndodhet në shkolla dhe në mes të muajit gusht kanë nxierrë një raport të hollësishëm për çdo ndërhyrje emergjente që mund të realizohet.

”Inspektorati Shëndetësor (ISHSH – Inspektorati Shtetëror Shëndetësor), që në nga muajt maj-qershor, filloi nga puna për të bërë një ekzaminim të plotë dhe në mes të muajit gusht, kryetarët e bashkive, të paktën të bashkive të mëdha, të zgjedhjeve të qershorit, patën një raport të hollësishëm për çdo shkollë, bashkë me propozimet për ndërhyrjet e shpejta, që mund të realizohen, në mënyrë që javët e ardhshme të fillojë të jenë bërë edhe përmirësimet e para” – tha Beqaj.

Ndërsa disa pyetjeve të bëra nga fëmijët për problematikat e ndryshme që hasen në sistemin shëndetësor, ministri Beqaj premtoi se brenda 2 viteve të ardhshme do të ketë një përmirësim të infrastrukturës në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Sigurisht, ne jemi të vetëdijshëm, që shërbimi i kujdesit shëndetësor parësor, ka sot mungesat e veta, në radhë të parë, në infrastrukturën e tij, së dyti në pajisjet, por padyshim edhe në cilësinë e shërbimit që ofrohet. Po punojmë që të kemi brenda 2 viteve të ardhshme, një përmirësim të infrastrukturës në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin, ku përfshihen 420 qendra shëndetësore dhe 1800 ambulanca”- përfundoi fjalën Beqaj.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane