Beqaj në Berat, investim prej 300
mln lekësh në urgjencën rajonale

Beqaj në Berat, investim prej 300<br />mln lekësh në urgjencën rajonale
300 milionë lekë është fondi i parashikuar për zgjerimin e mjediseve dhe përshtatjen e tyre për shërbimin e urgjencës në spitalin rajonal të Beratit. 
 
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, dhe deputetë të qarkut të Beratit, ishin në spitalin rajonal të beratit ku panë nga afër mjediset ku do të realizohet ky investim si dhe u njohën me projektin e parashikuar.
 
“Bashkë me riorganizimin e flotës në territor, me përqendrimin e komandës dhe dekoncentrimin e vendndodhjes së autoambulancave, sigurisht ishte e domosdoshme edhe përmirësimi i ndjeshëm i mjediseve në urgjencës pritëse.
 
Janë 300 milionë lekë, nga buxheti i shtetit për vitin 2017, që do të zgjerojnë mjediset, do të përshtasin mjediset e brendshme sipas teknologjisë mjekësore të një shërbimi të urgjencës, do të furnizohen dhe pajisjet mjekësore të nevojshme për të shërbyer urgjencës”, u shpreh Ministri Beqaj, duke theksuar se infrastruktura, pajisjet, furnizimi, teknologjia dhe burimet njerëzore do të mund të rrisin ndjeshëm cilësinë e shërbimit në spitalin rajonal të Beratit.

 
Nga ana e tyre, Dr.Idlir Frashëri, Drejtor i Spitalit Rajonal të Beratit dhe Dr. Arben Konomi, shef i Shërbimit të Urgjencës në këtë spital, u shprehën se kjo njësi e re do të rrisë ndjeshëm performancën e shërbimit të urgjencës, duke i shërbyer të gjithëve.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike