Beqaj në burg! Drejtuesja e SASPAC në Kuvend, deputetët: Merrni masa të mos abuzohet me fondet e BE

Me paraardhësin e saj Ilir Beqajn në pranga, drejtuesja aktuale e SASPAC Jona Suli, u vu përpara insistimit e pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Integrimin, se çfarë masash janë marrë që fondet e BE-së të mos shpërdorohen siç hetimet e SPAK zbuluan se ka ndodhur nën drejtimin e ish-ministrit të shëndetësisë.

“Çfarë masash po merren që ne të jemi të sigurt që fondet që miraton ky parlament nuk do të jenë pjesë e abuzimeve skemave korruptive”, pyet Tabaku.

“Ajo është një çështje në hetim duhet të presim”, tha drejtuesja e SASPAC.

“Po çfarë masash keni marrë ju?”, pyet Tabaku.

“Masat do të merren në përfundim të hetimeve, nëse ka nevojë që strukturat të ndryshojnë sepse ne funksionojmë në bazë të rregullave të bashkimit Evropian”, përgjigjet Sula.

“Vetë sistemi i drejtorisë së SASPAC çfarë masash ka marrë që të garantojë që këto elementë që mund të lidhen me keq menaxhim të fondeve në koordinim të mos ndodhin më”, pyet Etilda Gjonaj.

“Po përgatisim një instrument vlerësimi drejt treguesve sasiorë për projektet. Po punojmë për të krijuar web-in e agjencisë dhe jemi në bashkëpunim me delegacionit të BE për këtë, për të garantuar transparencë”, tha drejtoresha Suli.

Por për opozitën, shpërdorimi i fondeve të BE, siç po heton drejtësia është një njollë turpi që kërkon masa të menjëhershme.

“Nuk ka besim nga BE, pas asaj që ka ndodhur me fondet. Me një ish drejtor që përfundon atje, e dini ju se çfarë ka ndodhur”, u shpreh Kreshnik Çollaku.

“Edhe ju keni kolegë të dënuar, por me to diskutoni normalisht. Akuzat dhe proceset gjyqësore nuk diskutohen këtu”, tha Etjen Xhafaj.

“Këtu bëhet fjalë për një njollë për institucionin dhe Shqipërinë, rasti i dytë në një vit IPARD dhe IPA. Shqetësimi është që ajo që ka ndodhur mund të përsëritet”, tha Tabaku.

Fondet duhet të shkojnë ku ka më shumë nevojë, kërkuan deputetët, e jo detyrimisht tek bashkitë e mëdha.

“Sa prodhojnë ekonomi të shtuar. I marrim këto fonde zgjidhen ca halle të momentit, të vogla, por fondet duhet të shkojnë atje ku prodhohet ekonomi. Të orientohen fondet atje ku prodhojnë diçka, të ndihmohet një bashki e vogël, sepse këto fonde atje duhet të shkojnë dhe jo në bashki të mëdha që kanë buxhet të mjaftueshëm. Formaliteti në zbatimin e fondeve është i dhimbshëm, duhet të kthehen në efektive”, pyet Pranvera Resulaj.

“Mënyra e ndarjes së projekteve nuk bëhet nga ne. Ka një sekretariat për çdo program, që bën edhe kontrollin”, tha drejtoresha e SASPAC.

“Çfarë flisni ju këtu me shifra, është një botë paralele se çfarë ndodh atje poshtë. Ka bashki që nuk ja kanë haberin për këto fonde. Për ata janë fjalë të huaja”, tha Kreshnik Çollaku.

“SASPAC është institucioni që ndihmon me ekspertë të gjitha bashkitë për ti orientuar për të shkruar projektet në varësi të programeve të përcaktuara, sipas kritereve”, pohoi Suli.

Fondet IPA, janë mekanizmi kryesor i mbështetjes financiare që BE jep për vendet paraanëtarësimit. Shqipëria nga viti 2014-2020 nga IPA II ka marrë 553 milionë euro, për projekte dhe investime të ndryshme për zhvillimin socio-ekonomik. Ndërsa nga IPA III që ende vijon janë marrë deri tani 424 milionë euro.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën