Beqaj: Në qendrat shëndetësore ka
mungesa të mjekëve specializantë
PDF/Risitë në Programet e Shëndetësisë

Beqaj: Në qendrat shëndetësore ka<br />mungesa të mjekëve specializantë<br />PDF/Risitë në Programet e Shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj deklaroi të hënën se ka mungesa të mjekëve specializantë në rrethe. Duke folur në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Beqaj tha se kjo ka ardhur për shkak të ngërçit në hapjen e specializimeve, proces ky që u bllokua për 4 vite me radhë.

Beqaj informoi se këtë vit nis specializimi i mjekëve, ndërsa siguroi se ky do të jetë një proces i përvitshëm. Në të njëjtën kohë, Beqaj pohoi se në qendrat shëndetësore në zonat rurale ka mungesa edhe të mjekëve të përgjithshëm. Sipas tij, kjo mund të jetë edhe për faktin se ende nuk kemi një model të plotë të nxitjes së burimeve njerëzore. Sa i takon urgjencave, ministri shtoi se është miratuar ligji për funksionimin e shërbimit të urgjencës me asistencë teknike nga USAID.

Po ashtu, ministri tha se në shtator, këtu në Kuvend rithemeluam bazën ligjore mbi të cilën do të funksionojnë urdhërat e profesionistëve të shëndetësisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të këtij komisioni, se a do të arrihet që në fund të vitit 2015 të jetë zbatuar investimi në shëndetësi, ku do të bëhen qartazi ndarjet e pacientëve me kartelën specifike, ministri Beqaj u përgjigj se përfundimi i këtij projekti do të jetë në shtator 2016.

Sipas tij, ky proces do shtrihet në disa spitale, por jo në të gjithë vendin. “Një pjesë e barnave u kalua në rimbursim krahasuar me 2013, janë 2.3 % më shumë barna të rimbursuara. Shpërndarja me kartela do të sjellë administrim më të mirë, sipas listës së përcaktuar nga spitalet. Çështja e spitaleve, e furnizimit me barna, kurrë nuk mbaron, ka kërkesa, prodhime të reja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se barnat e reja të ardhura në treg kanë rritur vetëm 8 % të efektivitetit të shërimit, ndërkohë kur numri i tyre, llojet e barnave janë dyfishuara në treg”, tha ministri Beqaj. Ministri ndër të tjera vuri në dukje se përmes buxhetit të vitit që vjen mbëshetet edhe zgjerimi i bashkëpunimit me spitalet private, edhe në çështjen e sigurimeve.
 



Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie