Beqaj në QSUT: Bëni më pak
kërkesa për të punuar pas pensionit

Beqaj në QSUT: Bëni më pak<br />kërkesa për të punuar pas pensionit
TIRANË - Projektet në QSUT prej më shumë se 40 milionë eurosh do të nisin gjatë këtij viti. Deklarata është bërë sot nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në analizën vjetore të vitit 2013. Në fjalën e tij, Beqaj tha se do të bëhet një plan vjetor komunikimi me qytetarët.

Në fjalën e tij, Beqaj ka kërkuar nga mjekët e vjetër, ata që janë gati për të dalë në pension që të reduktojnë kërkesat për të punuar më gjatë.
 
“Plotësimi i moshës së pensionit është diçka e parashikuar. Ju lutem reduktoni kërkesat për të punuar pas mbushjes së moshës për daljen në pension”, përfundoi fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në analizën e QSUT-së.
 
Sipas ministrit, këto para do të jenë në dispozicion të QSUT-së. “Shëndetësia në Shqipëria është e pakfinancuar. Por para se të kërkojmë nga njerëzit ndihmë, me këto burime financiare që kemi ne, duhet të bëjmë më shumë” tha në fjalën e tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj