Beqaj në Report TV: Në Shkodër synojmë të ruajmë 4 mandate, LSI nuk merr dy deputetë! Koalicioni i Bashës një lëvizje e pashpresë

Midis dhjetë personave nga Shkodra, të prezantuar një ditë më parë në kuadër të platformës ‘Deputeti që duam’, disa prej tyre do të jenë në listën e kandidatëve për deputet.

Kështu bëri me dije drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Ilir Beqaj në një intervistë për Report TV, ku tha se në bisedat dhe projektet e PS-së do të jenë në listën e kandidatëve për deputetë.

'Ata persona që janë prezantuar dje midis dhjetë personave që vinin nga Shkodra janë në bisedat dhe në projektet tona për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë. Kësaj here lista nuk është tradicionale por ka edhe pjesën e hapur. Po aty vijnë njerëz që vijnë dhe nga shoqëria civile dhe që kanë dhënë kontribut në parti. Unë besoj se është një ansambël i mirë që bën një përfaqësim dinjitoz të asaj se çfarë përfaqëson PS-ja.'- tha Beqaj.

Më tej Beqaj shtoi se në Shkodër synojnë 4 mandate, dhe se kërkojnë që të marrim më shumë vota në bashkitë e qarkut Shkodër, të cilat i drejtojnë aktualisht.

'Aty ku drejtojmë bashkitë, synojmë të marrim më shumë vota. Aty ku jemi më të avantazhuar, do të punojmë më shumë që të arrijmë një rezultatet edhe më të lartë. Në bashkinë e Shkodrës vazhdojmë të synojmë që të konsolidojmë rezultatet.'- tha Beqaj.

Po ashtu Beqaj, duke ju referuar parashikimit të sondazhit të kryer nga Piepoli, për LSI-në së do të marrë nga 1-2 deputet, tha se ky është një parashikim shumë i ekzagjëruar.

'PD është më mirë se ne, lidhur me LSI-në 1 deri në 2 deputetë me duket një parashikim shumë e i ekzagjëruar, PDIU-në nuk e shoh fare, e përjashtoj. Topalli do të shohim se si do të shkojë, unë gjykoj se Topalli merr pjesë tek elektorati i djathtë dhe jo tek i joni. Ne jemi të sigurt që marrim 4 mandate, ruajmë të njëjtin rezultat. LSI nuk merr dy mandate'- tha Beqaj.

Në lidhje me koalicionin e Partisë Demokratike-Alaenca për Ndryshim, Beqaj tha se ky koalicion është një lëvizje e pashpresë, duke i konsideruar aleatët e Bashës si satelitë.

'Koalicioni një lëvizje e pashpresë, nëse është kaq i bindur Basha që ne nuk kemi mbajtur premtime dhe ka një program për të qeverisur vendit çfarë i duhen ato satelitë, ato nuk kanë asnjë të përbashkët me PD. Ne do të arrijmë të marrim më shumë se 72 mandate në të gjitha qarqet.'- tha Beqaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pipi: 01/03/2021 20:42

    Ky meriton nje M te madh se asht shum vk. Vjen merr votat e nuk duket ma. Te isha si rama asnjenin prej deputeteve aktual nuk e kisha votu. Tamam felebethshkyma. Na toqen tu na rrejt. Duken ne shkoder 1 her ne 4 vjet

    Përgjigju
  • Shkodrani: 01/03/2021 20:18

    Ne bashkin e Shkodres nuk merrni deputet me braktisje e hakmarrje mesjetare politike.Jemi ne nje politik aq mesjetare sa arrin deri aty qe kush nuk voton Ramen nuk merr investime.Vota kerkohet me gakte e me shifra e jo me urrejtje e injorance

    Përgjigju
  • Lumi: 01/03/2021 20:14

    Majlinda ❤️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja