Sondazhi i tretë i Piepolit në Report Tv! PS fiton bindshëm në Tiranë, përballje e fortë në Durrës! Shkodra s'tradhton PD-në, besnike edhe ndaj Topallit! Hajdari s'merr mandat në Elbasan

TIRANË- Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, publikuan këtë të enjte të dhënat e sondazhit të tretë për zgjedhjet politike të 25 prillit në emisionin 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga. Nëse shqiptarët do t'i drejtoheshin kutive të votimit sot, do t'i jepnin mandatin e tretë PS-së, duke vlerësuar si pikat e forta të kësaj qeverie rindërtimin dhe menaxhimin e situatës së COVID, por shprehin kritika sa i përket përballimit të krizës ekonomike prej pandemisë.

Më konkretisht, përkthyer në gjuhën e shifrave, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në. Ndërkohë që PD-ja vijon të ketë një rritje, krahasuar me 2 sondazhet e kaluara të Piepolit, duke marrë 33-37% të votave, ndërsa LSI mbetet në të njëjtat shifra në sondazhe. Megjithatë, në krahasim me rezultatin real të zgjedhjeve të 2017, PD dhe PS kanë rritje, ndërsa partia e Kryemadhit ka një rënie drastike të elektoratit të saj.

Në Tiranën, ku bëhet edhe beteja më e fortë politike, PS-ja fiton bindshëm edhe pse PD rikuperon 3 pikë krahasuar me sondazhin e Piepolit 3 javë më parë. Sa i përket ndarjes së mandateve, edhe pse me një lëvizje të vogël përqindjesh numri i deputetëve nuk do të ndryshonte shumë. Nëse votohej sot PS do të merrte 17-19 mandate nga 36 në total, ndërkohë që PD 12-14. Sa i përket LSI ajo do të luftonte për një mandat më shumë. Ndërkohë që partitë e tjera të vogla, do ta kishin shumë të vështirë të siguronin një karrige në parlamentin e ardhshëm.

Një "luftë" e ashpër, "kokë më kokë" është edhe mes partive të mëdha në qarkun e Durrësit, ku PS do të merrte nga 6 deri në 8 mandate, e ndërsa PD lufton për 4-6 mandate. Në këtë qark, në ndryshim nga 3 qarqet e tjera, kanë shanse të mëdha për të siguruar një mandat 2 partitë e reja, ajo e Jozefina Topallit  dhe Partia Nisma.

Rezultati pozitiv që Nisma Thurje do të merrte në Durrës, referuar sondazhit, duket se nuk do të reflektohet në Elbasan ku përfaqësohet me Rudina Hajdarin. Nëse do të votohej sot, Hajdari, nuk do merrte dot një mandat. LSI dhe PDIU marrin gjysmën e mandateve të marra në 2017 në qarkun e Elbasanit, dhe votat e tyre i kalojnë  PD e PS, të cilët kanë një rritje në krahasim me 2017.

Nga tre qarqet kryesore, PD-ja arrin të jetë parti e parë vetëm në qytetin e Shkodrës, një bastion historik i djathtë. Shkodranët nuk "tradhtojnë" as Jozefina Topallin, të cilët do i jepnin një mandat në zgjedhjet e ardhshme. PS ka një rritje të lehtë, ku nga 35.65% që kanë votuar në 2017, shkon në 34-38% të votave.

Një fakt interesant është ka rënë përqindja e interesit të shqiptarëve për të votuar, teksa të pavendosurit nuk do ia jepnin votën 2 partive të mëdha.

Edhe në këtë mbrëmje ishte Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto tha se në sondazhin e sotëm ka pasur më shumë njerëz që janë pyetur mbi 800 persona dhe se mosha dhe gjinia e personave të pyetur është në përpjesëtim më raportin e popullsisë shqiptare dhe sigurisht edhe e 4 qarqeve që kemi parashikuar mandatet, Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Tirana.

Institute prestigjioz Ppiepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të viti 2013 dhe 2017 në Shqipëri. Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare. Piepoli ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë provesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.

Lexo edhe:
SONDAZHI I PARË I PIEPOLIT
SONDAZHI I DYTË I PIEPOLIT

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:36
Vota e kryeqytetasve, PS fiton bindshëm në Tiranë, PD rikuperon 3 pikë krahasuar me 3 javë më parë

Nëse do të votohej sot, në Tiranë Partia Socialiste do të merrte mbështetjen e shumicës së votuesve në kryeqytet, me një diferencë të konsiderueshme nga forcat e tjera politike. 48 deri në 52% e votuesve do t’i jepnin një mandat të tretë PS-së, edhe pse kjo e fundit ka një rënie me 1% nga sondazhi i 27 janarit. Ndërkohë që një rritje prej 2 pikësh ka pësuar Partia Demokratike për vetëm 3 javë. Nga një rezultat prej 33-37% më 27 janar, në sondazhin e shkurtit PD del me 35-39%.  Ndërkohë që LSI vijon me të njëjtat kuotat.  Sa i përket ndarjes së mandateve në Qarkun e Tiranës edhe pse me një lëvizje të vogël përqindjesh numri i deputetëve nuk do të ndryshonte shumë. Nëse votohej sot PS do të merrte nga 17 deri në 19 mandate nga 36, ndërkohë që PD 12-14. Sa i përket LSI ajo do të luftonte për një mandat më shumë, pra nga 2 deri maksimumi 4 mandate. Ndërkohë që partitë e tjera do ta kishin shumë të vështirë të merrnin një mandat edhe pse parti si “Nisma”, “Lëvizja për Ndryshim” apo PDIU do të mund të arrinin deri në 2% të elektoratit.

 

Ora 23:26
PD kryeson në Shkodër, por Topalli mund të marre një mandat! Ja si ndahen votat dhe deputetët në kryeqendrën e veriut

Shkodra nuk e tradhton Jozefina Topallit, të cilët nëse do të votonin sot, do i jepnin një mandat në qeverinë e ardhme. Lëvizja për Ndryshim do të merrte 2-4% të votave. Ndërkohë, PD-ja kryeson në kryeqendrën e Veriut. 43-37% e qytetarëve do të votonin për demokratët, ose e thënë ndryshe 4-6 mandate. PS ka një rritje të lehtë, ku nga 35.65% që kanë votuar në 2017, nëse do të votonin sot do i jepnin 34-38% të votave.

 

Ora 23:19
Hajdari asnjë mandat në Elbasan, PS-PD njohin rritje, LSI dhe PDIU përgjysmohen nga 2017

PS do të fitonte me një diferencë të madhe votash në qytetin e Elbasanit, nëse zgjedhjet do të bëheshin sot. Në sondazhin e bërë nga Instituti Piepoli, publikuar në Report Tv, pyetjes se "nëse do të votoje sot, për kë do të votosh"  51-55% do të votonin për PS, duke u përkthyer në 7-9 mandate. Ndërkohë për PD 30-34% ose 4-6 mandate. Të dy forcat politike kanë  njohur rritje krahasuar më zgjedhjet e 2017.

Ndërkohë, LSI dhe PDIU sipas sondazhit mund do të merrte një mandat, gjysmën e mandateve të marra në 2017. Ajo që vihet re është se Nisma Thurje, ku në krye të listës qëndron Rudina Hajdarit, nuk do merrte asnjë mandat.

 

 

 

Ora 23:04
Përballje e fortë në Durrës, si ndahen votat dhe deputetët! Partitë e reja shanse për të marrë një mandat

1613685919_11.jpg

Në sondazhin e publikuar sonte në Report Tv, Instituti Piepoli ka sonduar për herë të parë veçmas edhe votuesit në  Qarkun e Durrësit, qark në të cilin përballje do të jetë shumë e fortë. Të pyetur kë do të votonin nëse do të bëheshin sot zgjedhjet 45-49% kanë deklaruar votën e tyre për PS-në e cila në këtë rast do të merrte nga 6 deri në 8 mandate. PD me 36-40% lufton për 4-6 mandate. Ndërkohë që edhe katër forca të tjera politike do të ishin në garë për mandat në Durrës, si LSI me 5-9% të votave duke pretenduar 0-2 mandate, PDIU me 1-3%, Lëvizja për Ndryshim me 0-2% dhe Partia Nisma me 0-2% të tria në garë për 1 mandat.

 

Ora 22:45
Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot kush fiton? PS merr mandatin e tretë, PD rritet deri në 37%! LSI në të njëjtat kuota me sondazhin e fundit

Nëse do të shkohej në kutitë e votimit sot, shqiptarët do t’i jepnin Partisë Socialiste një mandat të tretë. Mazhoranca aktuale do të dilte forcë e parë politike. Në sondazhin e Piepoli në Report Tv, 47-51% e shqiptarëve kanë deklaruar se do të votonin PS-në nëse do thirreshin sot për të votuar.  Ndërkohë që Partia Demokratike vijon të ketë një rritje, krahasuar me sondazhet e kaluara që ka bërë Instituti i Piepolit, duke marrë sot 33-37% të votave.  Megjithatë, në krahasim me rezultatin e 2017, PD dhe PS kanë rritje, ndërsa LSI ka një rënie drastike të elektoratit të saj. njëjtat kuota vijojnë të kenë edhe PDIU dhe Lëvizja për Ndryshim, respektikivish me 2-4% dhe  1-3%.

 

Ora 22:29
Të pavendosurit ende në dilemë, nuk i përkasin dy forcave të mëdha politike

Të pavendosurit janë ende në dilemë dhe nuk mi përkasin dy partive të mëdha. Ata janë pyetur se nëse do të votonin në moment të fundit për kë do e jepnin votën dhe ajo që vihet e është se 80 % e tyre ende nuk  e di  për kë do të votojë dhe apo se do e lënin fletën e tyre të votimit bosh.

Nga të pavendosurit për të votuar duket se vetëm 2 % përkrahin PS dhe 6 % PD, duke treguar se ata nuk i përkasin dy partive të mëdha.

 

Ora 22:28
Qytetarët humbasin interesin për të votuar

Në krahasim me tre sondazhet e bëra deri tani nga instituti italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv vihet re se në sondazhin e tretë ka rënë përqindja e interesit të shqiptarëve për të votuar konkretisht nga 58-62 %. Në sondazhin e parë në 2020 përqindja ishte 59-63 %, ndërsa në të dytin kishte pësuar një rritje numri i pjesëmarrësve në votime konkretisht  60-64 % në janar 2021

Ora 21:56
Shqiptarët të pakënaqur me aksionin opozitar përballë qeverisë

Në sondazhin e tretë të institutit  italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, kanë pyetur qytetarët shqiptarë në lidhje me vlerësimin e veprimeve të opozitës përballë qeverisë Rama në mandatin e dytë. Nga përgjigjet shqiptarët janë të pakënaqur ku 54 % e kanë cilësuar si veprime të dobëta dhe vetëm 46 % e tyre mendojnë se ata janë të mjaftueshme.

Ora 21:56
Programi ekonomik i PD, shqiptarët të ndarë për vlerësimin e tij

Qytetarët shqiptarë janë të ndarë në lidhje me vlerësimin  e programit ekonomik të prezantuar nga PD, ku 45 % vlerësojnë si të mirë dhe pozitiv programin ekonomik të demokratëve dhe 46 % e vlerësojnë atë si negativ dhe të dobët.

Ora 21:43
41% e shqiptarëve kritika qeverisë për menaxhimin e krizës ekonomike

Prej më shumë se një viti, vendi ynë është përballur me një krizë ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi. Në sondazhin e zhvilluar nga instituti Piepoli, 41% e qytetarëve e cilësojnë pozitive punën e qeverisë për përballimin e kësaj krize. 41% përgjigjen negativisht ndërsa 18% votuan as pozitivisht dhe as negativisht. Në sondazhin e mëparshëm, 43% e të anketuarve e vlerësojnë menaxhimin e deritanishëm ndërsa 39% e vlerësonin negativisht.

Ora 21:42
Rindërtimi pas tërmetit, 56% e qytetarëve pozitive punën e qeverisë! 28% shprehin kritika

56% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Institutit Piepoli e cilësojnë pozitive punën e bërë nga qeveria Rama në menaxhimin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 16% e qytetarëve cilësojnë të dobët punën e bërë, 25% e konsiderojnë të keqe ndërsa 3% nuk kanë preferuar të japin mendim. Ndërkohë edhe në sondazhin e mëparshëm të zhvilluar në 27 janar, 56% e qytetarëve e cilësojnë pozitive punën e bërë për rindërtimin.

Ora 21:24
Pandemia/ 50 % vlerësojnë menaxhimin e qeverisë, 38% kundër masave të marra

Lidhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, qytetarët e cilësojnë pozitive, konkretisht 50 % vlerësojnë menaxhimin e qeverisë, 38% kundër masave të marra. 20% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Piepolit, e konsiderojnë shumë pozitivisht ndërsa 30%  votojnë mjaftueshëm pozitivisht. 12% e qytetarëve janë neutralë, pra as pozitivisht dhe as negativisht, 11 % e tyre votojnë mjaftueshëm negativisht si dhe 27% shumë negativisht. Ndërkohë në sondazhin e dytë të zhvilluar nga Piepoli, 31% e qytetarëve e cilësuan shumë pozitive, 22% pozitivisht dhe 29% shumë negativisht.

Ora 21:16
63% e shqiptarëve notë pozitive mandatit të dytë të Ramës, 37% e konsiderojnë negativ

Në përgjithësi si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat të dytë? Sipas sondazhit të realizuar nga Piepoli, 16 % e qytetarëve të përfshirë e cilësojnë të shkëlqyeshëm mandatin e dytë të qeverisë Rama. Ndërkohë pjesa më e madhe, më konkretisht 33% e vlerësojnë mirë, 14% mjaftueshëm ndërsa 18 % e konsiderojnë të dobët. Gjithashtu një pjesë e mirë e qytetarëve, 19% e cilësojnë të keq 4-vjeçarin e dytë të qeverisë socialiste.

Ora 21:15
Zv.presidenti i Piepolit, Gigliuto: Në këtë sondazh kemi një kampion më të madh, janë intervistuar mbi 800 persona

Livio Gigliuto, zëvendës presidenti i institutit Piepoli tha se në sondazhin e sotëm ka pasur më shumë njerëz që janë pyetur mbi 800 persona dhe se mosha dhe gjinia e personave të pyetur është në përpjesëtim më raportin e popullsisë shqiptare dhe sigurisht edhe e 4 qarqeve që kemi parashikuar mandatet, Durrësi, Shkodra, Elbasani dhe Tirana.

“Sondazhi i sotëm është i rëndësishëm se ka prirjen që të thellojë disa tema dhe po fillon të kemi një kampion më të bazuar në zona më të gjera të vendit duke e parë edhe në aspektin e mandateve. Ketë mund ta bëjmë në 4 zona dhe muajit e fundit kemi studiuar shumë mirë opinionin e qytetarëve shqiptarëve. Herën e kaluar e bëmë në Tiranë, sot e shtrimë edhe në 3 zona të tjera.

Sondazhi është kryer në mënyrë proporcionale në bazë të përmasave të qarqeve dhe kemi pasur një kampion shumë i rëndësishëm më i madh se 800 raste dhe më shumë të intervistuar në sondazhin e parë dhe kampioni grumbullohet.

Janë ndarë në mënyrë proporcionale në krahasim me zonat ku janë intervistuar dhe na thotë që sondazhi përfaqëson mendimin e shqiptarëve.

Kampioni përfaqëson përbërjen reale në miniaturë të popullsisë shqiptarëve. Edhe në Itali ndodh e njëjta gjë, prandaj intervistojmë më shumë gra se sa burra, pasi janë më shumë gra se burra dhe e njëjta gjë vlen edhe për grup moshat. Përpjesëtimet janë me raportin reale të popullsisë. Edhe në këtë rast kemi ruajtur përpjesëtim sipas qarqeve dhe kemi intervistuar amë shumë njerëz dhe aty ku merren më shumë mandate. Kemi kryer më shumë intervista në këto zona”, tha Livio Gigliuto.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 21/02/2021 22:40

    PS FITON NE KETE GJITHE SHQIPERINE,,SEPSE KA BERE PUNE,,DHE KA PERMIRSUAR JETEN E SHQIPTAREVE,,ME SHUME DO BEJE NE MANDATIN E 3-4-5,,,,E ME TEJ,,E DIME SHUME MIRE SESI E LA SHQIPERINE HORRI I HORRAVE SALI R.BERISHA...

    Përgjigju
  • Fredi: 19/02/2021 21:24

    Ska mundesi, nuk eshte e sakte. PS merr 125%!

    Përgjigju
  • tosi: 19/02/2021 16:45

    Jozi e meriton te jete ne parlament, lajmi me i mire i ketij sondazhi shembullor dhe me i sakti ne Europe eshte se me 25 prill populli shqiptar do nxjerre nga skena politike sektin naziskin te ministrave dhe drejtoreve superhajdute te gjithe te pandehur per korrupsion dhe per vjedhje. Leshelija dhe Sudja e perralles me 5 pika doktoresha horoskopike leshelike per skrap.

    Përgjigju
  • Romina: 19/02/2021 00:59

    Nuk me duket i duhuri, sepse fillimisht duhen vaksinuar stafet e arsimit, nxenesit e studentet. Kta jan e ardhmja e vendit. 80 vjecaret dhe sikur te vdesin nuk fikin njeri

    Përgjigju
  • Joel: 18/02/2021 22:28

    Jq komentuesit si ty rexhep jane ata qe bejne shqiptaret te votojne masivisht kundra Rames. Gjuha jote e urrejtjes, nervozizmi dhe alabaklleku i pa arsyeshem qe tregon moszhvillim te lobit frontal

    Përgjigju
    • Shqipëria: 18/02/2021 23:17

      Njerëz te pashkolluar mund te votoje. Taulant Ballën, përndryshe nuk shpjegohet.

  • Rexhep kasap bule Leka: 18/02/2021 21:51

    Partia socialiste me Edi Ramën në krye fiton se ka punuar fort. Ka bër dhe gabime po kush punon dhe gabon. Por aman të vi prap në pushtet qeni bastard salmuti është vdekhe për kombin Shqiptar. Faktet jan kok fort a i keni par se çfar hajduti është krimineli bastard salmuti kto fakte si ka bër Edi Rama po jan fakte të pa kundërshtushme e kush është ai Shqiptar qē i jep vot kti bastardi komonist spiun i sërbit salmuti. Pra Edi Rama fiton i sigurt. Se Populli Shqiptar është inteligjent sështë budalla e debil.

    Përgjigju
    • Latif: 19/02/2021 16:12

      Maje nej nate per darke

  • Arben: 18/02/2021 21:43

    Skeni gje ne terezi Socialiste. Beni sondazhe me pagese sa te doni

    Përgjigju
  • korcari: 18/02/2021 20:27

    mos e nxirrni se do i pushoje zemra lulit te gjore se e di qe e pret humbja edhe do thote na i vodhi prap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë