Familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 KWH që shpenzojnë. Ky është vendimi i qeverisë për të përballuar krizën energjetike për familjet që konsumojnë shumë dhe do të paguajnë me çmimin e tregut. Ndërsa familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë. Çmimi i ri do të aplikohet nga data 1 tetor dhe nuk prek bizneset, të cilët do të vazhdojnë ta paguajnë energjinë si tani.
Teksa prezantonte paketën anti-krizë dhe pagesën me 2 fasha që ishte paralajmëruar prej muajsh, kryeministri Edi Rama sqaroi se janë mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 KWH. Rama sqaroi buxheti i shtetit dhe taksapaguesit nuk mund të paguajnë më për familjarët që kanë vila me pishina, oborr të madh dhe ndriçim dekorativ. Duke theksuar se kjo masë merret për të kursyer energji në kushtet e krizës globale, Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku tha se nga ky vendim preken vetëm 4% e familjeve shqiptare.
Çmimi 42 lekë për kilovat do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor, ndërsa në janar të 2023-shit pritet të caktohet një çmim i ri për fashën mbi 800 kilovat/orë në varësi të luhatjeve në bursë. Zv.kryeministrja sqaroi se duke vendosur këtë fashë për familjet që konsumojnë shumë, qeveria do të kursejë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, ndërsa pritet të ulet me 2% konsumin e energjisë. Ndër të tjera, Balluku theksoi se kursimi 1% do të ndikojë në kursimin e 28 milionë eurove.
Një tjetër projekt pilot i qeverisë për 2 mijë familje është instalimi i paneleve diellore në pallate në mënyrë që të përdorin për ngrohje uji. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore. Sipas ministres, kjo sjell ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Në 1 tetor do të nisë gara për ofruesit e impianteve diellore ndërsa nga 1 nëntori do të nisë aplikimi i qytetarëve në portalin elektronik. Përmes këtij plani, qeveria garaton se dimri do të kalojë pa ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nga kjo javë në terren del Task-Forca për lidhjet e paligjshme.
Pa një plan konkret masash për administratën, qeveria bëri publik vetëm objektivin për të ulur me 15% konsumit mujor të energjisë, me parashikimin për të kursyer 28 milionë euro në vit. Nga 14 shtatori do të nisë fushatë ndërgjegjësimi për kursimin e energjisë nëpër shkolla.
Ministria e Energjetikës ka bërë publike se si arrihet konsumi i 800 kWh për një muaj. Nëse nuk kalohet kjo fashë, atëherë familjet do të paguajnë energjinë me 9.5 lekë/kWh, ndërsa nëse kalohet kjo fashë, do të paguajnë me 42 lekë/kWh me TVSH.
Më konkretisht, në tabelë sqarohet se sa lavatriçja nuk duhet vënë më shumë se 8 herë në muaj. Edhe pjatalarësja nuk duhet të përdoret më shumë se 8 herë në muaj. Për kondicionerin sqarohet se nuk duhet shpenzuar 8.6 kWh në ditë.
Në total, një familje duhet të shpenzojë 30.94 kWh në ditë që të mos e kalojë fashën 800 kWh.
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë.
“Për sa kohë abonenti ka këtë mbrojtje, e ka të pamunudr të kuptojë se cfarë po ndodh. Ka ardhur momenti që të gjithë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse kursejmë 1%, do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove. Ne duhet të fillojmë të reagojmë e të marrim masa.
Ne kemi vendosur që të nisim një projekt me 2000 abonentë, që konsiston në mbështetje. Projekti konsiston në mbështetjen financiare për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallatave dhe ngrohjen e ujit që konsiston në ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Kjo nis që nga 1 tetori. Më 1 nëntor, Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të ndërtuar impiantet”, tha Balluku.
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwH.
‘Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.
Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë. Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati pwr ata qw shpenzojnw mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike.
“Jemi i vetmi vend që ka marrë vendim të prerë për t ë mos e prekur çmimin e energjisë për familjarët. Kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kWh dhe kemi një numër konsumatorësh rreth 4% që konsumojnë më shumë se 800 kWh. Flasim për konsumatorë familjarë me vila, pishina, me oborr të madh, ndriçim dekorativ për të cilët nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Çdo kW mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut. Me këtë synojmë një presion për të ulur konsumin e tepërt në kushte krize. Sikundër e kemi përsëritur disa herë”, tha Rama.
Pershendetje! Shoh qe keni bere disa calculime. Desha tju thoja qe cmimi 9.5 lekë/kwh dhe 42 lekë/kwh eshte pa tvsh. Kshq 9.5+20%=11.4 dhe 42+20%=50.4 Realisht 800kwh kushton 9120 lekë. Dhe 200kwh mbi 800kwh kushtojne 10080 lekë. Nje familje qe do harxhoje psh.1000kwh ne dimer do te paguaj me cmimin e ri
PërgjigjuKy i sëmuar shqipfolës vetëm i perkthen fjalimet nga serbishtja që ia dergon vllau Vucic …
PërgjigjuPo nese OSHEE te mbifaturon (qofte edhe gabimisht), si i behet? Ne sportel te thojne duhet ta paguash qe te te pranohet ankesa...ku gjehen keto para?
PërgjigjuPo vibratorin sa here ne muaj ta perdorim znj Ministre? te pyes meqe ke eksperience...
PërgjigjuEpik KY koment
Duhet të levizim në vende të ngrohta thote një shoqja ime, vetëm në Dubaj dhe emirate eshte vape dimrit! Mduket e ka gjet zgjidhjen Kjo shoqja ime inteligjente…
PërgjigjuDuhet të bëhen ca metoda për kursim energjia nga administrata dhe shkollat ! Në shkolla oret e mesimit të bëhen 35-40 minuta që femijet dhe nxenesit të mbarojne me shpejt! Në administrate puna te nise në 08:00-15:00 pra deri orën 3 që të mos harxhojne korent në ngrohje energjie !
PërgjigjuMinistrja me llogarite qe ka bere duket qe sja ka idene fare . Ska faj se rrobat i lan ne pastrim kimik, ha neper lokale, ngrohet ne zyre. Po cfar te bejme ne qe nuk i kemi mundesite e ministres ?!...Per zonjen Ministre dhe per ata te Çezit qe kane bere keto llogaritje edhe 800 Kw jane shume.Mjere populli .!.!
PërgjigjuKisha nje pyetje per Kryeministrin dhe Ministren. Po institucioneve shteterore do tju rritet çmimi i energjise , se kur shkon neper zyrat e shtetit ne dimer te zihet fryme nga nxehtesia dhe nw vere duhet te maresh nje xhup te holle per te mos patur ftohte ?!!? Apo paguajme ne per ta.
PërgjigjuMe falni per injorancen, por me sa di une, rrjeti i furnizimit me uje te banjave ne pallate nuk eshte qendror, qe te shpiem uje te ngrohte ne boiler... Gjithsesi do kene pyetur ndonje inxhinier gjenial qe kane ne administrate.
PërgjigjuSa harxhojme për 1000kwh pra 200 kwh me shume sesa kufiri 800kwh Deri në 800kwh paguajme 7,600 lek(cmim9.5) 200kwh kemi 200x42=8200 lek Pra Kjo tregon që nuk duhet kaluar 799kwh por te montohen panele dhe paisje A++ dhe të hapet ligji për kredi te buta per panele dhe paisje rinovueshme dhe informim i për paisje A++, të futen kondicioneret me panele diellor dhe ngrohes te tjere të ngjashem! Ky vit eshte vit ndryshimesh teknologjike por Shqiptarët jetojne akoma në periudhen e bazes ekonimike! Pritet një muaj tetor të rriten njerezit që bejne fotografi shkaqet e jashtme!
Përgjigju9.5 Lek x 800 kilowat = 7600 lek muaj pa tvsh Po per 900 kilowatt ? 900-800(limiti=100 Pra kemi 7600 lek(800kwh) dhe 100 kwh me cmim 42 lek Pra 7,600+4,200 lek =11,800 lek Pra vetëm 100 kwh mbi 800 na shkon sa gjysma e fatyres pra 4,200 lek ose 35€ ?! Me pak fjale shiko dhe shkruaj…
PërgjigjuMos duhet një sensor inteligjent që të na thote neve tek shtepia kujdes keni hargjuar 700kw , Kujdes shkuat 800kwh pra keshtu e dime se e kemi gati faturen
PërgjigjuNe te gjithe Evropën faturat shkojne ne shtepia,ne nuk e marrim vesh sa kemi harxhuar vetem kur shkojmë me e pagua.ju lutem na i sillni qe te menaxhojmë harxhimet e energjise
PërgjigjuOre ne rregull qe e ngrini cmimin se vete e keni ne dore,por problemi qendron tek oshee pasi tani ka per e porositur punonjesit qe bejne matjen e energjise qe ti masin nje muaj 50 dite dhe muajin tjeter 10 dite ,qe sipas llogarise se tyre i bien qe ne konsumatoret ta kalojme fashen 800 kwa te pakten 6 muaj ne vit.nese ishin te sinqerte te vendosnin matesit inteligjente dhe te matej fix energjia cdo muaj.
PërgjigjuDhe asnjë lloj zgjidhje nuk ka për këtë. Dhe vetëm sherre e probleme do krijojnë. Dhe gjysem llafi nuk tha si do monitorohet
Bravo bravo. Po shiko pak humbjet ne rrjet dhe vjedhjet. Njerezit sja dalin dot te pakten ato te ndershmit
PërgjigjuSi ka mundesi ka lokale dhe biznese që harxhojne 30€ në muaj drita ne shqiperi ? Si paska mundesi që me shume sesa një biznes ! Mesa duket Rama po behet gati ta dorezoje pushtetin se nuk e mban dot me ! Nga 300 shkollat dhe spitalet e rindertimit sa nga keto jane bere me panele diellore ? Sa shkolla ? Asnje ! Pra ky tallet pasi e futi në bursen e energjise SHQIPERINE me te varfren e Europes cmimi pas 1 tetor në shqiperi eshte sa e Gjermanit Zvicres Hollandezit dhe rroga 300€ muaj sa 2 ditë pune atje !? A mbahet me shume ky në pushtet ? Kur dihet që akoma nuk lejohet shitje energjise nga panelet apo një wind system që një individ e monton në qati , po sahati modern i të rinovueshmeve që llogarit energjine hyrese dhe dalese?! Me pak fjale shqiperia kishte mundesine që ngaqe Europa ka qymur tja kalonte ekonomikisht kete dimer shqiperia me rritje ato minus por politika europiane kundrejt politikes se shqiptareve sot eshte 8:0 nga ata kunder nesh ?! Pra dil nga bursa e energjise ose kerko antaresim në EU imediat në 2023-24 ! Me pak fjale shpejt besimi tek ty po zbehet pas 1 tetorit cdo shqiptar paguan cmimin sa Suedia Anglia Franca me rrogen tone qesharake! Gati të blejme sobat me dru si në kohen e xhaxhit Mesa duket !
PërgjigjuZvicer Minimalja 12€/orë Gjermani 10€/orë Franca - Hollanda Luxemburg , Nordiket te gjitha mbi 10€ Vendet balltike dhe spanj portugali 8€ ora ! Kurse ato shtete që thoni Ju nuk kane page minimale Pra kur të vendoset Do jetë mes 8-10€ minimale ne ore ! Po në dite 10x8=80€ Dita MINIMALJA! Qeraja në Portugali 500€ gjithë shtepia (portugezet Edhe vet emigrojne ) Pra me 400€ vajti në Tirone shtepia me qera pra të jemi realist por te mos harrojme se nga 1991-2000 kane punuar me rroga 10,000-20,000 lek muaj administrata shqiptare ! Paradokse Kjo jetë ! Gjithësesi urojme te jetë sa me mirë por duket 500,000 vete në 10 vite jane pak pasi shume shpejt shifrat jane paradoksale !
10€ ora eshte paga minimale në 7-8 vende europes , të ftoj ku të duash në debat televiziv edhe I llogarisim për 40h/jave ! Pra MINIMALE , po maksimale o mik? Jam dakort me ty që për atdheun punohet edhe pa lek fare por jemi ne ekonomi tregu po nuk ke lek të godet me shkop shitesi tek lagjia! Pra paga minimale 80€ dita , një cift për 2 ditë merr 320€ Dhe cmimet jane me te larta ne shqiperi (Lexo ekonomia e shkalles) Të kesh shëndet ! Nese paga minimale nuk shkon deri ne 40,000-45,000 lek ne kryeqytet brenda 2023-24 problem mbetet jetesa normale minimaliste andej
300 euro ne Europe nuk i merr per dy dite..por per ne jave...1200 Euro eshte rroga ne itali o Pellazg
O balluksjarilindjes,do u çosh qytetare farurat ne shtepi sipas kontrata,apo do vazhdoni te vidhni arken e KESH per gjoja shperndarjen e tyre me poste dhe fajin e ka posta,siç ka salishpella????
PërgjigjuPallavra 800 kw i harxhon 30 perqind e popullates ne dimer gati 75 mij lek.
PërgjigjuZnj. Balluku ide shume e mire per panelet diellore ne taraca. Duhet ti beni ne pallatet e reja ne kombinat kundrejt pageses.
PërgjigjuSa krahu miletit
PërgjigjuO in Pse nuk vene faturat e energjis ne shtepi