Beqaj në Shëngjin:Rritja e numrit të
turistëve, më shumë masa në bregdet

Beqaj në Shëngjin:Rritja e numrit të<br />turistëve, më shumë masa në bregdet
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizitoi urgjencën mjekësore në Shëngjin, të hapur vetëm për sezonin turistik, për tu ardhur në ndihmë pushuesve. Sipas ministrit, urgjenca e hapur prej disa javësh, ka pasur 957 vizita, ndërsa numri i tyre pritet të rritet, duke marrë parasysh edhe fluksin e madh të turistëve gjatë muajit gusht.

''Në këto 6 javë kemi pasur 975 vizita ndërsa javën e fundit ka pasur një fluks më të rritur, sepse kështu vjen edhe kurba e rritjes së numrit të pushuesve, mysafirëve dhe vizitorëve. Besoj se edhe javën e ardhshme, e deri në mes të gushtit, do të kemi një numër më të madh. Javën e kaluar kemi pasur mbi 240 raste.
  
Shëngjini është një destinacion me një numër shumë të madh pushuesish. Drejtoria e Shëndetit Publik të Lezhës ka marrë masa duke shtuar prezencën me shërbim mjekësor, për të mbuluar edhe pjesën e plazhit të Tales, sidomos gjatë fundjavave''
, është shprehur Beqaj.

Beqaj theksoi se Shengjini do te ketë shërbim mjekësor përgjatë 24 orëve dhe se kjo pike urgjence do tu vihet ne ndihme edhe operatorëve turistike, pasi ne këtë mënyrë paketat e tyre turistike do te jenë më të sigurta. Urgjenca e plazhit të Shëngjinit është vënë në  funksion që prej datës 15 qershor, deri me 1-shtator.


beqaj

beqaj

beqaj


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit