Në Ditën Botërore të Infermierisë, e cila festohet çdo vit më 12 Maj, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë me temën "Infermieria Shqiptare Drejt Standardeve Europiane: Arritje dhe Sfida".
Gjatë fjalës së tij, ministri Beqaj nënvizoi rëndësinë e testimit për të gjithë infermierët, duke zhdukur çdo spekullim që testimi do të heqë nga puna infermierë apo do të ndikojë në pagën e tyre.
"Përballja ime e parafundit me Urdhrin e Infermierëve ishtë në gjykatë. Sigurisht, që unë jam i vetëdijshëm se asnjë infermier me të ardhurat që mer nuk mund të përballojë konferencat e ndyshme për të marë kredite. Por ajo që kemi mundur të bëjmë lidhet me furnizimin me barna në spitale si dhe komunikimin njerëzor me pacientët.
Më tej ai shtoi se, "ne nuk kemi hequr dorë nga qëndrimi ynë në lidhje me testimin, por jam sot këtu sepse ne duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët. Ndaj, për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor na duhet të bëjmë këtë testim. Që të jeni të gjithë të bindur se ky testim nuk do t'ju prekë as vendin e punës, as pagat tuaja", iu drejtua Beqaj infermierëve të pranishëm. Vitin e kaluar, ministri deklaroi se infermierët janë zemra e shëndetësisë.
/Shqiptarja.com