TIRANË – Arrestimi për korrupsion i dy mjekëve të spitalit të Korçës nga policia është përshëndetur sot nga Ministria e Shëndetësisë.
Me anë të një deklarate për mediat, institucioni i drejtuar nga Ilir Beqaj shprehen:
Arrestimi në flagrancë i dy mjekëve të spitalit të Korçës nga policia për veprën penale të korrupsionit pasiv është shembull i qartë i vullnetit të palëkundur politik të qeverisë së re për të luftuar vendosmërisht korrupsionin.
Ashtu sic e theksoi edhe kryeministri Edi Rama në takimin e djeshëm me krerët e porsaemëruar të Policisë së Shtetit, “sfida madhore është që në këtë vend, jo krimi, por shteti të bëjë ligjin, duke bërë që secili të jetë i barabartë para ligjit dhe asnjëri të mos ndihet i pafuqishëm kur respekton ligjin”.
Ministria e Shëndetësie e përshëndet fuqimisht këtë aksion të Policisë së Shtetit.
Prandaj,”- thuhet në fund të deklaratës, - “një nga nismat e ndërmarra nga administrate e re e Ministrisë është edhe krijimi i njësisë së vecantë të luftës kundër korrupsionit për të luftuar ndaj dukurive të tilla dhe për të thelluar më tej luftën ndaj korrupsionit.”
Dje, një kirurg i spitalit rajonal të Korçës dhe një mjek reanimator në spitalin e Pogradecit kanë rënë në prangat e policisë së Korcës për akuzën e mitmarrjes .
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Korçë, pranga mjekëve, arrestohen për mitmarrje