Beqaj përuron shërbimin më të ri
për të sëmurët mendorë

Beqaj përuron shërbimin më të ri<br />për të sëmurët mendorë
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me komunitetin italian “Sant Egidio” dhe ambasadën italiane në Tiranë kanë përuruar modelin e ri të shërbimeve shëndetësore për të sëmurët mendorë, atë të shtëpive-familje. Ministri Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se këto qendra shmangin modelin e hospitalizimit të personave të sëmurë, dhe se së shpejti ky tip shërbimi do të shtrihet dhe në qytete të tjera.
 
Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani u shpreh se në vazhdën e konferencave zhvilluar për shëndetin mendor nga Ministria, këto shtëpi, janë rezultat praktik i tyre.
 
“Sot besoj se pamë konkretisht rezultatin e teorive dhe analizave shkencore, në prezencën e vetë të sëmurëve, të ripërfshirë plotësisht në indin social, të rikthyer në familjet e tyre falë mundit të të gjithë atyre që marrin pjesë në këtë projekt. Shpresojmë se ky projekt të jetë hapi i parë drejt një reforme komplekse të kësaj natyre në sistemin shëndetësor shqiptar”, tha ambasadori Gaiani.
 
Shtëpitë-familje janë një shërbim që vjen për herë të parë në Shqipëri dhe kanë për qëllim rehabilitimin e personave me probleme të shëndetit mendor, duke shmangur spitalet apo shtretërit spitalorë, e duke i afruar ata me familjen e tyre. Në këto dy shtëpi janë strehuar 16 persona me të tilla probleme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024