Beqaj: Pacientët do t’i marrin 20
barna në farmacitë e spitaleve Rajonale

Beqaj: Pacientët do t’i marrin 20<br />barna në farmacitë e spitaleve Rajonale
Në Ministrinë e Shëndetësisë, do të zhvillohen përgjatë tre ditëve, 31 Janar-1 Shkurt, disa takime në kuadrin e programit TAIEX, një instrument i asistencës teknike dhe shkëmbimit të informacionit të Komisionit Evropian.

Ministria e Shëndetësisë ka pasur një kujdes të vecantë për të përdorur këtë instrument shumë të rëndësishëm të asistencës teknike të ofruar nga KE-ja vendeve kandidate dhe kandidate potenciale, ku vetëm gjatë muajit Janar të 2017 janë 5 aktivitete të miratuara.

Dy janë aktualisht duke u zhvilluar ne Ministrinë e Shëndetësisë, dhe 3 aktivitetet e tjera do të zhvillohen brenda muajit Shkurt.

Në takimin me fokus të drejtat e pacientëve dhe mbrojtjen e të dhënave sensitive të shëndetit, i cili u drejtua nga Doktor Siniša Varga, ekspert i BE-së, ish-Ministër i Shëndetësisë në Kroaci, aktualisht deputet në parlamentin kroat, ishin të pranishëm edhe Komisioneri për të Drejtat e Informimit dhe mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në lidhje me mbrojtjen e të dhënave të pacientëve, dhe veçanërisht, rekordeve mjekësore të pacientëve dhe përafrimi i legjislacionit me direktivat përkatëse të BE-së.

Në fjalën hapëse, duke falënderuar doktor Siniša-n dhe Komisionerin Dervishi për pjesëmarrjen e tyre, Ministri Beqaj u shpreh se gjatë kësaj kohe është ecur me disa sisteme, të cilat po bëhen realitet duke ju referuar Recetës Elektronike, e cila funksionon prej gati një viti në Durrës, ndërkohë që ka nisur aplikimi i saj në të gjithë vendin.

 “Ne brenda shkurtit do të fillojmë të prezantojmë edhe të zbatojmë, edhe referimin elektronik të pacientëve nga një hallkë në një hallkë tjetër të sistemit të referimit. Edhe kjo do të jetë një lehtësi shumë e madhe. Sidomos për të lehtësuar barrën burokratike dhe administrative ende të lartë që kanë pacientët shqiptarë”, u shpreh zoti Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë njoftoi se duke nisur nga 1 Shkurti, afro 20 barna, pacientë të ndryshëm nuk do të vijnë t’i marrin ato në farmacinë e QSUT-së por mund ti tërheqin në farmacitë e spitalit Rajonal.

Beqaj njoftoi, gjithashtu, se duke nisur nga data 1 Mars, pacientët që kanë nevojë për ekzaminime të kushtueshme nuk do të vijnë më në QSUT për t’u regjistruar në listën e pritjes por mund ta bëjë atë që nga zyrat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, në qytetin ku ata jetojnë.

“Nga nesër, rreth 20 barna, në mos gaboj, pacientë të ndryshëm nuk do vijnë t’i marrin më në farmacinë e QSUT-së po do ti marrin në farmacitë e spitalit Rajonal. Ky veprim ka kushtuar zero lekë. Besoj se nga 1 Marsi nuk do duhet që të vijnë pacientët, të fusin për ekzaminimet e kushtueshme emrin në listën e pritjes në QSUT, dhe pastaj, të vijnë ta kryejnë por do ta bëjnë që nga zyrat e Fondit në qytetin ku ata jetojnë”, theksoi Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike